Në Zvicër, mbi 2.000 shqiptarë nëpër burgje, për drogë, vrasje, vjedhje, mashtrime dhe krime tjera

Zvicra

Në Zvicër, mbi 2.000 shqiptarë nëpër burgje, për drogë, vrasje, vjedhje, mashtrime dhe krime tjera

Më: 14 maj 2019 Në ora: 11:23
Foto

Në Zvicër, rreth 8.000 persona janë në burgje. Nga ky numër mbi 5000 janë të huaj. Me rritjen e numrit të migracionit në Zvicër pa dyshim është rritur edhe krimi i organizuar. Zvicra ka një të katërtën e të huajve në popullsinë e saj, prej të cilëve gati tre të katërtat e të burgosurve janë të huaj. Kështu për shembull derisa në vitit 2016 në burgjet zvicerane ishin rreth 1500 shqiptarë, si vjet ky numër ka arritur mbi 2000 sish?!, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Këta tre mijë shqiptar aktualisht në burgjet zvicerane janë shtetas nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Përfshirja e tyre, kryesisht të qytetarëve nga Kosova, në krime të ndryshme në Zvicër është shqetësuese. Pothuajse çdo javë arrestohen së paku nga 20-30 shqiptarë ne Zvicër.

Si është e mundur Zvicra me 300 mijë shqiptarë me 2.500 të burgosur shqiptare, kurse Kosova me dy mlionë banorë vetëm me 1600 të burgosur?!

Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve të Policisë Federale në Zvicër ka mësuar se të dënuarit shqiptarë nëpër burgje janë arrestuar për shitje droge, për vrasje, vjedhje si dhe krime tjera. Numri më i madh i të brugosurve në Zvicër janë në kantonin e Gjenevës, pastaj në atë të Cyrihut, kantonin Vaudit (VD), i katërti vjen ai i Bernës (BE) etj..

Numri i burgosurve shqiptarë në Zvicër është dyfishë më shumë se ai në Kosovë. “Në Kosovë janë rreth 1600 të burgosur të dënuar për vepra të ndryshme penale, apo marrë në përqindje, rreth 1 për qind e popullit rezidente të vendit.” thuhet ne raportin e fundit të policisë së Kosovës.

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë arrestuar dhe trajtuar mbi 2 mijë dosje shqiptare nga Kosova për krime të ndryshme. “Përkundër rënies së krimit të organizuar, numri vjedhësve vijon të paraqitet në shifra shqetësuese, sidomos në kantonin e Gjenevës”, ka deklaruar shefja e Policisë së Gjenevë, Monica Bonfanti.

Patriot në burg ?! Mburrje apo njollosje e flamurit nëper burgjet e Zvicrës ?

Nga 1 tetor i viti 2016 Zvicra ka nisur të dëbojë të gjithë të huajt të cilët janë ngarkuar me shkelje të rënda ligjore, si vrasje, tentim vrasjesh, dhunime, grabitje dhe për procedime tjera ku janë dënuar me mbi një vjet heqje lirie. Sipas ligjit ata duhet të dëbohen nga vendi i alpeve së paku pesë vjet dhe më së shumti 15 vjet. Në rast se shkeljet përsëriten atëherë ata do dëbohet për 20 vjetët e ardhshme.

“Në mesin e të arrestuarve në burgjet e Gjenevës janë kryesisht persona të akuzuar për vjedhje, të ardhur sidomos nga vendet e Ballkanit, si nga Serbia, Kosova, Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, ka edhe nga Afrika dhe vendet tjera sllave si Rusia, Gjeorgjia etj..” thonë policia kantole e Gjenevës.

Numri i të burgosurve në Zvicër është rritur me 50% në tridhjetë vjet, sipas të dhënave të lëshuara të martën nga Zyra Federale e Statistikave. Shkalla e të burgosurve për 100.000 banorë është rritur nga 70 në 1988 në 82 në vitin 2017.

Një studim i Zyrës Federale të Statistikave shqyrtoi evoluimin e popullsisë së burgjeve gjatë 30 viteve të fundit. Midis 1988 dhe 2018, numri i të burgosurve shpërtheu:+50%. Një në katër është Zvicra, 31% janë të huaj me vendbanim në Zvicër.

Sipas të dhënave të policisë në burgjet zvicerane, që janë mbi 30, sot janë mbi 3000 të burgosur shqiptarë, kryesisht nga Kosova të cilët vuajnë dënimet në këto burgje.
“Vetëm në burgun e Gjenevës, në mesin e 500 të burgosurve, gjysma e tyre janë nga Ballkani, kurse mbi 100 janë shqiptarë, ka deklaruar për “Presheva jone” drejtori i burgut “Champ-Dollon”

Shqiptarët nga Shqipëria kryesisht arrestohen për shitje të drogës, ndërsa shqiptarët nga Kosova për krime të tjera, kryesisht vjedhje banesash dhe ambientesh të tjera publike. Sipas autoriteve zviceran, nuk kalon ditë pa u arrestuar një shtetas shqiptar. Nëse sot në Zvicër paskemi dy mijë shqiptarë nëpër burgje, dënime për drogë e vjedhje, pjesa dermuese tyre janë azilëkërkues apo posa të ardhur nga Kosova. Çka do të thotë në mënyrë indirekte se Kosova është e papunë dhe e pa perspektivë, viteve të fundit po prodhon kriminelë?!, shkruan agjencia e lajmeve, “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Prokurori zviceran, e ka cilësuar Shqipërinë si një vend i zhytur në korrupsion dhe ku krimi i organizuar është në nivele të larta. “Shqiptarët, përkundër të mirave, kanë dhe të zezat e tyre”, ka thënë prokurori Bertossa.

“Shqipëria është një Kolumbi evropiane”. Kështu ka deklaruar prokurori i Gjenevës Yves Bertossa për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër, duke folur për integrimin dhe imazhin e shqiptarëve në kanton dhe Zvicër. Ai ka shtuar mes të tjerash se autoritetet shqiptare, duhet të marrin masa për të pasur një imazh sa më të mirë të vendit, e cila do të reflektonte edhe në vendet e tjera të Europës.

Prandaj, autoritet e Shqipërisë dhe Kosovës, vende këto të zhytura në korrupsion dhe krim të organizuar, duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër kësaj dukurie, kur dihet se në Bern, Gjenevë e Zurish kanë së paku 10 ambasada e konsulata shqiptare nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia të cilat duhet të bëjnë më shumë për kthimin e imazhit jo vetëm në vendet e tyre, por në përgjithësi edhe tek shqiptarët në Zvicër e diasporë. Kjo sepse Kosova ashtu dhe Shqipëri, si vendet tjera ballkanike kanë nevojë sot më shumë se kurrë për demokraci, funksionim të shtetit juridik dhe për integrim evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat