Gazetari Nefail Maliqi me kolegë nga Gjeneva në ngushëllime tek familja e Florijana Ismailit në Preshevë

Zvicra

Gazetari Nefail Maliqi me kolegë nga Gjeneva në ngushëllime tek familja e Florijana Ismailit në Preshevë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 20:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Trupi i futbollistes së kombëtares Zvicerane dhe Young Boys, Florijana Ismailit nga Presheva më në fund është gjetur, është lokalizuar në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit u ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali.

Lajmi për vdekjen tragjike te futbollistes se njohur zvicerane Florijana Ismailit me origine shqiptare nga Presheva është pritur me pikëllim të madh sa ne Zvicër po aq edhe ne vendlindjen e Florijanës në Preshevë, Kosovë, Shqipëri e mbarë tokat shqiptare, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Edhe pse u benë një javë pas zhdukjes, humbjes se Florijana Ismailit nuk kanë të ndalur rreshtat e gjatë të qytezave nga Lugina e Preshevës, Kosova e mbare viset shqiptare bashke me diasporën duke ngushëlluar familjen e saj në Preshevë.

Në mesin e qindra personave për të ngushëlluar familjen Ismajli ne Preshve ishin edhe shumë sportistë, futbollistë si dhe gazetarë dhe shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe nga Zvicra.

Ne mesin e tyre ishte edhe gazetari ynë nga Gjeneva Nefail Maliqi i cili ka ngushëlluar familjarët e Florijava Ismailit në Preshevë. “Vdekja e Florijanes është nje humbje e madhe jo vetem per familjen Ismaili nga Presheva, por edhe per Zvicren dhe mbare shqiptaret. Ngushllime nga redaksia jonë dhe komuniteti shqiptar ne Zvicer! Zoti e shpërbleftë ne xhehnet!…” ishin këto fjalët e gazetarit Maliqi nga Gjeneva në vizitën ngushëlluese në shtëpinë e familjes së futbollistes zvicerane Florijana Ismjali.

Varrimi i së ndjerës bëhet të martën e ardhshme (9 korrik 2019) në orën 12 të Worben të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat