Festa e “Züri Fäscht” impresionoi publikun me paraqitjen e shqiptarëve

Zvicra

Festa e “Züri Fäscht” impresionoi publikun me paraqitjen e shqiptarëve

Nga: Shefqet Cakolli Më: 10 korrik 2019 Në ora: 07:33
Në festën e Zürichut

Vikendin që lamë pas, sigurisht se shumë nga lexuesit keni patur rastin ta shijoni festën e qytetit të Cyrihut, e cila mbahet çdo tri vite, dhe pikërishtë kësaj here ju bashkangjit edhe SH.K.A „ DARDANIA“ nga Winterthuri, e cila sivjet po i mbush 25 vite të veprimëtarisë së saj kulturore, duke u paraqitur kështu në shumë prezentime të tilla si të dielen e kaluar në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve Popullore të të gjitha nacionaliteteve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, duke përfshir këtu shumë kultura nga shtete e nacione të ndryshme përmes valles dhe lojrave popullore.

Edhe pse ka here ishin bërë pregaditjet për një paraqitje të tillë, në mesin e shumë ngjyrave kulturore, anëtarët e Shoqërisë Kulturore dhe Artistike Dardania ishin kujdesur që të paraqiten me një kolorit të përzgjedhur të të gjitha trevave tona shqipëtare me një mozaik vallesh, dhe me thuaja se të gjitha veshjet tona kombëtare të popullit shqipëtar.

Ashtu edhe filloj defilimi nga garderobat në Zürich deri te byna në Lindenhof, ku do duhet të dalin në skenë, duke defilua me dy flamujt, njërin të Shqipërisë dhe tjetri i Kosovës, sepse edhe ashtu organizatori «Internationales Volkstanztreffen Zürich» i kishte ftua të përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën, por nuk mungoj as flamuri i vetë shoqërisë që bartnin anëtarët dhe vallëtarët që u ngjitën në skenë për paraqitjen e parë me mozaik vallesh, të prezentuara aq mirë nga moderatorja zvicerane, për historikun e shoqërisë dhe përshkrimin e valleve dhe veshjeve karakteristike dhe aq të dalluara nga të pranishmit dhe pjesëmarrësit e tjerë të festivalit.

Image

Pas shumë duartrokitjeve të thuaja çdo pjese të valleve të shkëputura të mozaikut, publiku ishte shumë i interesuar që përcillnin me vëmendje lëvizjet dhe veshjen e bukur të traditës sonë kombëtare e cila zgjoj një kurreshtje dhe pasion edhe për ata që filmonin me kamera dhe telefona të dorës, gjatë tërë kohës sa zgjati pjesa e parë e paraqitjes, për ta mbullur kështu me një duartrokitje të gjatë në fund të pjesë së parë.

Më pas, pas një pauze të gjatë prej një ore, deri sa u paraqiten grupe tjera, vallëtarët e shoqërisë në fjalë ishin pregadit edhe për pjesën e dytë, por tani me një veshje tjetër dhe valle koreografike me elemente të epikës dhe burrërisë sonë tradicionale me vallen Dardane, të grupit të të rriturëve, mandej me vallen e Tropojës me grupin e mesëm dhe në fund edhe vallen e Gollakut me grupin e të rriturëve, që vërehej se ishin edhe më shumë pjesëmarrës, dhe më shumë pasion vërenin kërcimet tradicionale me domethënje që edhe i lexonin vetë me duartrokitje pas ndonjë epilogu domethënës të karakterit të traditës dhe zakonit tonë kombëtarë shtjelluar përmes valles, për ta përfundua kështu me një valle të përbashkët me publikun që zgjoj një gëzim të madhe te publiku kur, koreografja Arbnore Cakolli i ftoj të pranishmit në skenë, e ku vërshuan masivisht, gjë që ishte e vogël byna për ti zënë të gjithë të interesuarit.

Në përfundim të prezentimit dhe atmosferës impozante me publikun edhe një here moderatorja dhe moderatori falimenderuan shoqërinë kulturore për atmosferën e shkëlqyer që ja dhanë publikut, që deri atëhere nuk kishte ndodhë më parë.

Image

Më pas në Lindenhof rastisi të jenë edhe qifti Gashi nga Kosova, që kishte një veprimtari të vogël, me produkte të patates, nga gëzimi që po merrnim pjesë në këtë festival, ftoj të gjithë vallëtarët që të shërbehen me nga një ushqim falas nga prodhimet e tija të freskëta, për hirë të krenarisë kombëtare, si që tha vetë ai.

Nuk munguan as kontaktet me grupet tjera si me kroatët, gjegjësisht dalmatët, që kishte shumë ngjashmëri me veshjet tona ilire, e që bashkëpunimin me ta e tha edhe vet kryetari, i cili ishte shumë i kënaqur me pjesëmarrjen në këtë festival ku pati edhe disa takime me boshnjakët dhe arbëreshët e Italisë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Image

E tëra kjo la përshtypje edhe nga prindërit që ishin pranë vallëtarëve të tyre dhe treguan se kultura është ajo që na bashkon ma së shumti, ku premtuan se do vazhdojnë edhe më tutje ndihmën e duhur për ta mbështetur këtë shoqëri deri sa të ketë mundësi.

Edhe gazetari i mërgatës sonë Rexhep Rifati, si gjithënjë nuk ngurroj të bëjë foto dhe shkruaj disa fjalë për aktivitetin e kësaj shoqërije, me çka ka një bashkëpunim të mirë thuaja se me të gjitha shoqëritë. Kështu përfundoj edhe ky eviniment për të vazhu në paraqitjet e radhës, e në fokus të veqant ka sidomos 25 vjetorin që do të mbahet më 30 Nëntor 2019, në Winterthur të Zvicrës, ku janë të ftuar figura të politikës, kulturës dhe diplomacisë sonë në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat