Mërgata shqiptare drejt bregdetit shqiptar

Zvicra

Mërgata shqiptare drejt bregdetit shqiptar

Nga: Dashnim Hebibi Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:13

7 ditë sa 7 orë në bregdetin shqiptarë! Mes destinacioneve të Evropës Jugore, vendi i shqiponjave ka treguar një potencial gjigant rritjeje në sektorin e fluturimeve, por edhe përsa i përket të huajve të pranishëm në të gjithë vendin.

Kemi lexuar e parë emisione të ndryshme nëpër media, si ato vendore, por edhe ato ndërkombëtare, për bukuritë e rralla, që i ka Shqipëria. Gjatë këtij viti, në Shqipëri kishte miliona turistë nga e gjithë bota, kryesisht, polakë, sllovakë, çekë, gjermanë, zviceran, kroatë e turqë. Padyshim, siç dihet, numrin më të madh të pushuesve e përbëjnë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, por edhe nga Mali i Zi. Përmes këtij reportazhi të shkurtër, do të përshkruaj disa momente interesante, që përjetuam në Golem-Durrës, pak më ndryshe, se ato që i kemi lexuar, apo mësuar ti lexojmë, apo ti shohim përmes lajmeve ditore. U mbyt një person, u helmua nga ushqimi, pa-pastërti e madhe në deti, zhvillim i ngadalshëm turistikë, çmimet e larta, vjedhje, etj, etj. I kemi parë këto lajme, apo dëgjuar, jo ndoshta të njejta, por që kanë përmendur ndër të tjera, gjëra jo të mira nga tereni. E në anën tjetër, miq të shumtë europian vlerësojnë lart turizmin në Shqipëri. Padyshim, se nuk mundet të krahasohet me disa shtete shumë të zhvilluara, megjithate, dita ditës, Shqipëria po shkëlqen nëpër mediat më të njohura botërore, me bukuritë e saj.

Shumë mërgimtarë në Shqipëri

Ka shumë të tjerë që ndalen në Ulqin, por edhe nga ata që shkojnë në Kroaci, por edhe në Turqi e vende të tjera. Kryesisht, Shqipëria dhe Ulqini, janë me numrin më të madh të pushuesve shqiptarë. Kudo nëpër bregdetin shqiptarë, sheh edhe bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptare, që kanë investuar në hotele, restaurante e kështu me radhë. Kjo tregon edhe njëherë, se shqiptarët po bashkëpunojnë nëmes veti, pavarësisht, se a je nga Tirana, Kosova, Maqedonia apo Lugina e Preshevës. Sa shkonim rrugës drejt Shqipërisë, për në Durrës, konkretisht në Golem, shihja vetura të shumta me targa të Gjermanisë, Zvicrës, e Austrisë, por edhe të Belgjikës e Holandës. Rruga tek tuk e mirë, por edhe me probleme të shumta. Na ra në sy një numër i patrollimeve të shumta të policë shqiptare, ndërsa në Kosovë, nuk pamë aq shumë polici gjatë udhëtimit tonë. Kudo që ndalesh në Shqipëri, ka kënaqësinë e vet, nuk e di pse, por vërtet ndjehesh shumë mirë, ngopesh lehtë me ajtrin e ëmbël të asaj toke. Të gjithë bashkëkombasit tanë, që janë andej kufirit e që janë nisur për në Shqipëri, janë të lumtur, sheh në sytë e tyre një gëzim dhe sa herë që ulen për të pirë kafe marrin edhe ujë edhe ate ujë Shqipërie. E besa e lëjnë ndo një në veturë, që kur të arrijnë në mërgim, ta kujtojnë se ishin në Shqipëri.

Nuk ka si uji i Shqipërisë

Shumë e saktë, rastësisht gjatë një pushimi disa minutash, afër një restaurant përskaj rrugës kryesore në drejtim të Tiranës, pamë vetura të shumta me targa të Kosovës, por edhe të europës. Sa porositëm një kafe, thuajse secili thonte, nuk e di pse, por kur vijmë në Shqipëri nuk dimë me u ngop me ujë.Shumë uji i lehtë po më duket. Flisnin dy bashkëkombas, nga biseda, kuptova se janë të Kosovës. Pa një pa dy, ju thash, gëzuar edhe pse nuk po njihemi, me rëndësi se jemi shqiptarë, e po pijmë ujë Shqipërie. Po për besë, ma ktheu i pari, që kishte cigaren në dorë. Nga ju patëm më tha, i thash, nga Peonia Dardane. E ku po i bje kjo? I thash, aty afër Gjilanit. Po e kuptova, se qenkeni nga Lugina e Preshevës. Gjatë një bisede disa minutash, kuptova, se ishin nga rrethi i Pejës dhe jetoni në Gjermani. Shkonin në Shqipëri, në Jug për disa ditë dhe pastaj për në Durrës. Siç na thanë ata, nëse nuk vijmë në Shqipëri, të paktën për një kafe, na duket se nuk kemi ardhur në pushim. Sa u freskova me ujë Shqipërie, fillova rrugën me familje drejt Durrësit. Plot e përplot vetura, por gjithçka shkoi mirë. Nëse ngutesh pak me veturë edhe pse e njeh mirë ate rrugë, mundesh të humbasësh për pak minuta, sepse janë bërë ndryshime të mëdha në të mirë, me hotele e rrugë të mira. Shqipëria po ecë me zhvillim dita ditës, do të duhej edhe më shumë, por kryesorja, ka ecur. Sapo të hysh në pjesën e parë të Golemit, përskaj rrugës kryesore, sheh plot restaurante, mrekulli e paparë. Gjithçka në rregull. Shqip, shqip, andej e këndej. Kënaqesh. Kënaqësi. Kur iu afruam hotelit Oaz, në Golem dy, që shkoj thuajse çdo vjet, parkova veturën në garazhin e hotelit, dëgjova një zë nga jasht, siguroje veturën. I thash vetes, pse të siguroj veturën, kur hyra në hotel mirë dhe asnjëherë nuk kam pasur probleme. Po si duket, na ka mbetur friga apo kanë punuar armiqtë tanë dhe punojnë, se në Shqipëri nuk kalon mirë, apo të vjedhin veturën. Ku ma shikojnë mua veturën, kur shoh super vetura në Shqipëri. Jo, i thash, atij personit të panjohur, që ishte nisur përmes hotelit të kaloj dhe të shkoj të plazh, se mirë është dhe sigurt dhe përnjëherë edhe një person, që ishte kujdestar i parkingut. Ai ndër të tjera më tha: “Gjithçka është në rregull, me rëndësi, ju të kënaqeni me familjen tuaj. Je në Shqipëri, pushoni e kënaquni! Ai, i thash vetes, edhe në bregdetin më të mirë të botës të isha, nuk isha ndi më mirë, se sa këto fjalë shqipe. Nuk ka me Shqipëri. Gjithçka në rregull, hotel modest, pastërti, ushqimi shumë i mirë, i pasur, i pastërt dhe me çmim të arsyeshëm. Shumë turistë kishte. Pamë sllovakë, çekë, polakë, bullgarë, rumun dhe turq. Vërtet, hoteli sigurisht i kishte 20 dhoma përafërsisht, dy apo tre ishin me shqiptarë, të tjerët me të huaj. Kryesisht familjarë. Kjo dëshmon, se Shqipëria po preferohet nga të huajt. Ervini, me prindërit e tij, pra pronari i hotelit, më tha vetëm një fjalë: “Kënaquni, shfrytëzone kohën e pushimit”.

Dita fillonte në bregdet nga ora 05.00 e deri më 20:15

Nuk ngopesha me ajrin dhe zhurmën e detit. Era e butë që vinte nga deti. Mrekulli. Gjithë ai investim ishte bërë brenda një viti. Pushues përplot.Shqip andej e këndej. Turistët e huaj kënaqeshin, kur vinin shitës të ndryshëm nëpër plazh dhe çmimet ishin të arsyeshme, ose mos të them, për ata fal. Shumë të lira. Mollë, rrush, kajsi, manaferra, thana vendore, me çmime të mira. Dilja pa lindur dielli, që ta shijoj rrezen e parë të diellit. Dita ecte aq shpet, sa që habitesha, kur iku dielli. Fëmijët të lindur në Zvicër, gjithnjë më thonin, se nuk shkojmë askund tjetër, përveç se në Shqipëri. Në mbrëmje, pas darkës shihja pak lajmet, herë herë lajme jo të mira. Habitesha, pse menjëherë jepen ato lajme, se është bërë ashtu e kështu, e kam fjalën për pushuesit. Kudo në botë munden të ndodhin probleme të vogla. Por, jo aq shumë të rriten. Sido që të jetë, më mirë, i ikja lajmeve, sepse kam ardhur për të pushuar. Gjatë bregdetit sa ecja me vëllaun tim, Bejtullahun, hiq më pak se dy orë, shihnim edhe shumë personalitet nga Kosova e shqiptaria në përgjithësi. Që edhe ata me mëngjes, shfrytëzonin ditën, duke ecur buzë detit. Si duket, Golemi, Durrësi, në përgjithësi, po është më afër nga Kosova dhe gjatë fundjavës po ka më shumë pushues. Perendi faleminderit, që e kemi Shqipërinë. Sipas informacioneve që sigurova gjatë dy ditëve të para, pash, se Shqipëria pati gjatë verës 2019 një bum të vërtetë turistësh, shkruan në një analizë që i bëhet këtij fenomeni grupi mediatik italian “abnkronos”.Mes destinacioneve të Evropës Jugore, vendi i Shqiponjave ka treguar një potencial gjigant rritjeje në sektorin e fluturimeve, por edhe përsa i përket të huajve të pranishëm në të gjithë vendin. Turistët e huaj kishin edhe historikun e Plazhit të Golemit'.  Sa për tu siguruar, se a është i kënaqur një turistë në këtë plazh, iu afrova një çifti, që ishin aty nga të 60-tat dhe sa i kuptova, flisnin polonisht. I pyeta gjermanisht, se a po ju pëlqen pushimi në këtë vend. Ata rrudhën fjalët dhe nuk më dhanë përgjigje, por në gjuhën angleze më thanë, se gjithçka është mirë. Siç dihet, plazhi i Golemit është i dyti për nga madhësia, pas atij të Durrësit, nis nga Shkëmbi i Kavajës dhe përfundon tek derdhja e përroit të Leshniqës, në një gjatësi prej 5 kilometra.

Si është për fëmijët bregdeti në Golem?

Me një fjalë, shkëlqyeshëm. Nuk është i thellë, duhet të shkosh shumë larg për të mos prekur këmbët në tokë. Pra shumë prindër, munden të rrijnë me fëmijët e tyre në ujë, pa u friguar se do ti ndodh diçka. Edhe valët e detit nuk janë të mëdha, sidomos aty nga ora 19.00 rriteshin, por në ate kohë, nuk kishte shumë pushues që rrinin. Shihje duke luajtur futboll shumë të rinjë dhe pa sjellur as një problem. Shetitorja në mbrëmje ishte shumë e qëlluar, kishte shumë lodra për fëmijë e besa edhe ushqime të ndryshme që i ofroheshin pushuesve, si misër të pjekur e të zier, akullore e kështu me radhë. Nuk mungonin edhe kënde që shitnin gjëra të ndryshme për dhurata ose edhe libra e besa edhe piktura. Kafja ishte e veçantë në këtë hotel ku rrija. Kishte shije të veçantë. E fillojshe dhe e mbarojshe pa i humbur shija e pastër. Kamarierët shumë të sjellshëm. Shumë të kujdesshëm i gjithë ekipi. Pastërtia në nivelin më të mirë të mundshëm. Gjithçka sigurt. Në dhomat ku i kishim të rezervuara, i linim të gjitha gjërat, asgjë nuk humbi, hiq asgjë. Çdo ditë pastrohej dhoma dhe ndrroheshin gjërat që duhesh në dhomë nga stafi i hotelit. I gjithë stafi me buzëqeshje. Prindërit e Ervinit, përcillnin gjithçka, që të kaloj mirë te pushuesit. Edhe ashtu shkonte, ushimi i klasit të parë, sa merrnin porosinë, brenda 20 minutave, vinte i freskët, super i mirë. Çka ti thuash tjetër, përveç, mos i ngritni çmimet, se vijmë përsëri. Vërtet 7 ditë shkuan aq shpejt, sa që përmes pak fjalëve të një reportazhi është e pamundur të përshkruhet e tëra. Por, ia vlenë të pushosh në Shqipëri dhe ato lekë që i kemi ruajtur, të shkojnë në Shqipëri. Po frigohemi, se do të vije dita, që nuk do të kemi mundësi të pushojmë, sepse do të zihen të gjitha hotelet nga pushues të huaj. Kjo u pa edhe sivjet dhe po besoj, se çdo vjet do të rriten edhe më shumë pushuesit. Vajzat e mia, Dea, Eda dhe djali Adi, u kënaqën në Shqipëri, e mbesa ime Daorsa dhe Genti, më bënin pyetje, se a do të vijmë përsëri në Shqipëri? Kërkonin domosdoshmërisht të marrin përgjigje PO. Unë i propozoja se do të shkojmë në ndoj vend tjetër, jo në Shqipëri, por sytë e tyre tregonin paknaqësi, Duke pare insistimin e tyre, ju thuash, duhet të mësoni më shumë gjatë tërë vitit dhe pastaj do ti ndajmë disa ditë përsëri për në Shqipëri. Gëzimet e tyre shiheshin menjëherë. Gjatë tërë rrugës tetë orëshe, Golem-Preshevë, ata flisnin për ditët që i kaluam.  E nëse ndodh kjo, atëherë, duhet shikuar miqësisht, pra, Ervinin e kam shokë që moti dhe ai do të rezervoj disa ditë, sa për të mbushur shpirtin tim me aromë e energji pozitive të Shqipërisë. Bashkë me ikjen e diellit, u nisa për në vendlindje, duke menduar, rrugën e gjatë dhe pritjet e mëdha që do ti kemi gjatë rrugës për në Zvicër. E para në Preshevë edhe disa ditë e pastaj drejt gurbetit. 7 ditë sa 7 orë, në mesin e gjithçkaje shqiptarisht. U kënaqa me pushime në Shqipëri. Zoti e bekoftë ate tokë shqipe, me bukuri të jashtëzakonshme. Do ta mbaj ate mrekulli pushimi në shpirt deri në vitin 2020. Shkurt e shqip, shkova nëpër shumë vende të botës, por si Shqipëria ëmbëlsisht nuk gjeta! 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat