Kapet në Zvicër karteli ballkanik i drogës, për herë të parë e filloi biznesin me shqiptarët

Zvicra

Kapet në Zvicër karteli ballkanik i drogës, për herë të parë e filloi biznesin me shqiptarët

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 20:34
Kapet në Zvicër karteli ballkanik i drogës, për herë të parë e filloi biznesin me shqiptarët

Autoritetet zvicerane kanë kapur një kartel ballkanik të drogës, me 600 kilogram kokainë të konfiskuar në Bazel. Personat e arrestuar janë nga Ballkani, ndërsa bëhet e ditur se në krye të këtij karteli qëndron një kroat i cili e ka menaxhuar atë nga Zagrebi.

Vlera e drogës së konfiskuar është 55 milionë franga zvicerane, këtë e ka konfirmuar zyra e prokurorit të Bazelit. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në Zvicër.

Një 35 vjeçar kroat, një 46 vjeçar çek dhe një 59 vjeçar malazez janë ndër të arrestuarit. Në makinë, janë gjetur 21 çanta të kokainës.

Sipas prokurorisë, droga ka ardhur nga Kroacia. Autoritet kroate kanë njoftuar se do të kërkojnë ekstradimin e tre personave të akuzuar.

Nga ky operacion është koordinuar nga Interpoli, madje për të njëjtin rast, edhe 5 persona tjerë janë arrestuar në Hong-Kong.

E medium zviceran, 29 minuten, ka shkruar se 59 vjeçari malazez njihet me emrin Michael Dokoviç. Sipas tyre, ai për herë të parë ishte futur në biznesin e drogës në vitin 1990 me disa shqiptarë nga Kosova. Në vitin 1994, ai ishte vendosur në Florida dhe ishte martuar me një amerikane.

Sipas Europol, aeroplanë privatë të mbushur me kokainë shpesh herë janë nisur nga Amerika Latine

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat