Ja pse shqiptarët po festojnë 1 Gushtin, ditën Nacionale të Zvicres, së bashku me zviceranët

Zvicra

Ja pse shqiptarët po festojnë 1 Gushtin, ditën Nacionale të Zvicres, së bashku me zviceranët

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:57
Gazetari Nefail Maliqi ne kryeqytetin helvetik ne Bernë

Bernë, Me titullin “1-Gushti-Festa kombëtare e Zvicrës për ty dhe për mua, por edhe për ne te huajt (“Le 1er Août – Fête nationale Suisse, pour toi et pour moi, mais aussi pour nous étrangers!“)  gazetari i agjencisë se lajmeve “Presheva Jone” ne Zvicer ka shkruar se “në çdo festë kombëtare të 1 gusht, Shqiptare në Zvicër per cdo vite e sa vie janë një shembull i mire i integrimit me komunitetet e tjera të huaja në Zvicër.

Ja pse shqiptarët duhet t’i festojnë Diten Nacionale te Zvicres paralel bashkë me zviceranët

-Sepse, Zvicra veq qe strehoi 60 mije refugjate gjate luftës, njihet nder vendet e para që njohu shtetin e Kosovës, po ky shtet sot mban me buke afer 800 mije shqiptare (500 mije ne Kosovë, 200 mije ne Maqedoni edhe 100 mije tjere ne Shqiperi, Luginen e Preshevës dhe Mal te Zi). Pra nuk thuhet kot: Miku i mire shifet ne ditet e veshtira.

Te përkujtojmë se Presheva (Serbi) vazhdimisht ka festuar Diten e Shqiperise dhe Kosovës, pa na dhene fare buke ato, bile perkundrazi Lugina gjithmone ka ndihmuar ata me buke, me strehim, me pushkë gjate luftes deri ne clirim !?.. Dhe tash, le te dalin ai bir nane e le të thone “valla Nefail Maliqi s’eshte qashtu” !..

Image

Po fatkeqesisht harruan shpejte ata, merre me mend, ju jane marrur para per taksa shqiptareve te Lugines (?!) Vec asaj, sot e kesaj dite nuk jane ne gjendje t’ju sigurojne nje Abetare (?!), nuk i furnizojnë as me dokumente te duhura shqiptaret e Luginës qe jane bere “azilant” ne token e tyre ne Fushe Kosovë apo Gjilan!. Sillen ashtu tamam, sikur Serbia sot me shqiptaret ne Medvegjë?!.. Pra nuk thuhet kot: Vëllau i keq humb mu në ditet më të vështira!!!..

Pas 728 viteve të pavarësisë, Zvicra u bë synonim dhe shembull autentike e demokracisë. Kjo është arsyeja pse sot Zvicra nuk është jo vetëm një  mirë transportuese e çokollatave dhe djathit, por “transportuese” e mire  edhe e tolerancës dhe demokracisë. Vendet e tjera duhet të përfitojnë nga ky “transport” gatis helvetik!. Zvicra gjithmonë ka thënë se të jetë një shembull për vendet që sapo kanë dalë nga një luftë dhe konflikt që janë në një proces të quajtur “tranzicion”, siç është Kosova.

Image

Komuniteti shqiptarëve të Kosovës nuk ka festuar vetëm parti kombëtare në Kosovë (vendet më të varfra me normën më të lartë të papunësisë në rajon) dhe Shqipërisë, po ashtu kremton festën kombëtare të 1 gushtit, së bashku me qytetarët zviceranë.

Zvicra njihet si prodhuese dhe transportuese e mire jo vertem e çokolladave dhe djathit, por edhe e demokracisë dhe tolerancës, qe vendet tjera te cilave ju mungon ky “artikull” te shfrytëzojnë nga nga shteti helvetik.

Atëhere pse t’mos festojme 1-Gushtin diten e Zvicres, te cilet gjithnje na kane mbeshtetur dhe po ndihmojne shqiptaret !.. Urime Zvicër-Bonne Fête la Suisse!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat