“Xhamadani vija-vija” këndohet në ushtrinë e Zvicrës, cilësohet si skandal - Bota Sot
“Xhamadani vija-vija” këndohet në ushtrinë e Zvicrës, cilësohet si skandal

Zvicra

“Xhamadani vija-vija” këndohet në ushtrinë e Zvicrës, cilësohet si skandal

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 11:59
Pamje nga videoja

Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale në Zvicër, është shëndrruar në një lloj skandali.

Gjatë një udhëtimi me makinë, disa ushtarë zviceranë këndojnë “Xhamadani vija-vija”, që sipas mediave në Zvicër është himni jozyrtar i shqiptarëve.

“Kënga ka të bëjë me unitetin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Të bashkuar me xhaketën, Xhamadan. Kënga është himni jo zyrtar i shqiptarëve”, thuhet në gazetën “Blick”.

Për këtë video, në ushtrinë e Zvicrës tani kanë nisur hetimet.

Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist, ka thënë se kanë nisur hetimet, por ende nuk ka asnjë informacion rreth qarkullimit të kësaj videoje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...