Thirrje publike nga dega e LDK-së në Zvicër

Zvicra

Thirrje publike nga dega e LDK-së në Zvicër

Nga: D.RR Më: 22 shtator 2019 Në ora: 14:25
LDK

Dega e LDK-së në Zvicër, përmes një komunikate për media ka bërë thirrje që shqiptarët atje të votojnë sa më shpejtë që është e mundur, duke i njoftuar se vetëm deri më 5 tetor bashkëatdhetarët kanë të drejtë vote, përcjellë Bota sot.

Ata theksojnë se për të gjitha informacionet shtesë luteni të kontaktoni me shtabet e nëndegëve dhe shtabine e degës së LDK-së në Zvicër.

Komunikata e plotë:

Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, si dhe ju bashkatëdhetarë në Zvicër

Lidhja Demokratike e Kosovës- dega në Zvicër, me rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës ju bën thirrje të gjithë juve që keni  të drejten per te votuar përmes dërgesave postare që të votoni  sa më shpejt që të jetë e mundur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi përmes dërgesave me postë ka filluar të enjten, më 19 shtator, dhe do të përfundojë më 5 tetor.

Secili bashkatdhetarë që ka dërguar aplikacionin, duhet ta kërkojë emrin e tij apo saj dhe të shkarkojë fletëvotimin.

Është shumë e rëndësishme që votimi të kryhet dhe të dërgohet në postë gjer më 27.09.2019 ditën e premte ( posta nga Zvicrra arrin në Kosovë për 3 deri 5 ditë të punës )

Për të gjitha informacionet shtesë luteni të kontaktoni me shtabet e nëndegëve dhe shtabine e degës së LDK-së në Zvicër.

Solothurn, 22.09.19                                          

Komision për Informim i LDK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat