Me shkas, pas zgjedhjeve - Bisedë me Arbër Bullakajn

Zvicra

Me shkas, pas zgjedhjeve - Bisedë me Arbër Bullakajn

Nga: Shqipe Bytyqi Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 17:30
Arbër Bullakaj

Përkundër asaj që Arbër Bullakaj nuk arriti të bëhet deputet në parlamentin zviceran , ai arriti të fitoj mbi 17000 vota, të cilat ishin të mjaftueshme që ai të mbajë vendin e parë rezervë ose vendin e tretë mbrenda partisë së tij. Poqese Partia Socialiste nga e cila dilnin dy deputetë do të fitonte edhe një vend të tretë në parlamentin zviceran, ate do ta kishte Arbër Bullakaj. Në këtë këndvështrim Arbër Bullakaj konsideron se arriti një sukses të madhë pasi me voten e tij ndihmoj mbajtjen e dy ulëseve egzistuese nga Partia Socialiste në parlamentin zviceran.

Arbër Bullakaj jo vetëm që mbetet edhe më tutje si kandidati kryesor nga Partia Socialiste për deputet në parlamentin zviceran për legjislacionin e ardhshëm, por mundësia që ai edhe mbrenda këtij legjislacioni të futet mbrenda një dere tjetër në parlamentin zviceran, është egzistente. Psh. nëse ndonjëra nga dy deputetet, Barbara Gysi ose Claudia Friedl, do të tërhiqeshin gjatë legjislaturës 2020-2024 ose nëse nëse Paul Rechsteiner nuk i bën katër vitet e plota në Këshillin e Lartë dhe ky zëvendësohet nga njëra nga zonjat deputete, kështu do lirohej një ulëse për Arbër Bullakajn si kandidati numër një rezervë mbrenda Partisë Socialiste. Natyrisht së pari do duhej të sjellim Paul Rechsteinerin përsëri në Këshillin e Lartë në votimin e dytë, thotë Arbër Bullakaj.

Pavarësisht skenarit të lartëpermendur dhe rrjedhave politike, Arbër Bullakaj është një politikan i profiluar që mbetet i vendosur që pakicave, migrantëve dhe grave tju jep një zë në Bern. Për politikanin zvicerano-shqiptar është e qartë, që misioni i tij është akoma në fillim. “Vetëm kur me temat e mia nuk do konsiderohesha më pionier,vetëm atëherë është arritë synimi. Sidoqoftë, çdo maratonë fillon me hapin e parë, kjo është arsyeja pse unë do të trajtoja reforma të rëndësishme në fushat e politikës mjedisore, familjare dhe arsimore, si dhe të drejtat civile. Ka më shumë sesa të mjaftueshme për të bërë”

Prandaj është në dorën e gjithë atyre qytetarëve zviceran që ndajnë këto vlera njerzore dhe këto caqe politike e posaqërisht në dorën e përkrahsëve dhe zgjedhësve të Arbër Bllakajt të vazhdojnë me mbështetjen aktive afatgjate për të ndihmuar Arbër Bullakajn që të bëhet zëri i atyre që nuk kishin asnjëherë më heret një zë në parlamentin zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat