Shoqata Humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër kremtoi DARKËN E LAMËS

Zvicra

Shoqata Humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër kremtoi DARKËN E LAMËS

Nga: Haki Latifi Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 21:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nën organizimin e kryesisë dhe me angazhimin e aktivistëve të Shoqata Humanitare „Salih Çekaj„ në Zvicër , të shtunën në , më 23 nëntor, u kremtua festa tradicionale, Darka e Lamës.

Manifestimi filloj me intonimin e Hymnit Dardan „Kur ka ra Kushtrimi n‘Kosovë“ , duke vazhduar me monologun interpretuar nga moderatori dhe anëtari i kryesisë së Shoqatës „Salih Çekaj“ z. Qamil Çekaj.

Ftesës për „Darkën e Lamës“ me pjesmarrjen e tyre e nderuan: Familja e Heroit Salih Çekaj, i vëllai z. Smajl Çekaj me djalin e Heroit , Hysenin dhe të afërm të tjerë. Pastaj, Mr. Besnik Rraci, zyrtar nga Muzeu i Kosovës, z. Ylfete Fanaj - shefe e grupit parlamentar të Partisë Social-Demokrate (SP) në Lucern, si dhe ish kandidate në zgjedhjet nacionale të Zvicrës, përfaqsuesi i Shoqatës së ushtarakëve të FARK-ut z. Jahir Marleta, veprimtari nga Gjermania Reshat Murati etj.

Një fjalë rasti e mbajti Kryetari i Shoqatës z. Xhemajl Haxhiu në të cilën i pershëndeti dhe i uroj mirëseardhje të pranishmëve.
Në vazhdim arkatari i Shoqatës z. Lushi Mulaj paraqiti në detaje raportin një vjeçar të punës, duke i falenderuar të gjithë donatorët dhe kontribuesit e Shoqatës për ndihmën e dhënë.

Kryesia e shoqatës për kontributin e dhënë ndër vite e nderoj dhe e shpalli „Kryetar nderi të Shoqatës“ z. Saim Tahiraj, ish kryetar dhe bashkëluftëtar i Heroit Salih Çekaj.

Evenimentin e Sofrës Dardane në Büron të Lucernit, e kanë gjallëruar, këngëtarët e mirënjohur Vëllezërit Alimusaj, duke veçuar këngën“ Fol o Salih Çekaj „!, si dhe këngëtar të tjerë, të cilët u prezantuan me këngë e valle nga reportoari i tyre.
Manifestimin e përshëndetën; vëllau i Heroit Salih Çekaj, z. Smajl Çekaj, në të cilë i përgëzoj dhe falenderoij për ftesën dhe organizimin si dhe veprimtarinë e tyre në ndihmë të nevojëtarëve. Pastaj përshëndeti, ish ndihmësi i Ministrit të Mbrojtjës Kol. Ahmet Krasniqi dhe zëvendës komandant i Zonës së Pashtrikut; Kolonel Z. Sylejman Kollqaku në të cilën evokoj kujtime nga takimet me Saliun. Njëherit, në emër të shoqatës kryetari z. Xhemajl Haxhiu i ndau një Mirënjohje z. Kollqaku. Gjithashtu një Mirënjohje për z. Kollqaku, ndau edhe në emër të Shoqatës intelektuale në Zvicër z. Abas Fejzullahi , kryetar.

Në vazhdim përshëndeti edhe analosti z. Florim Zeqa i cili kishte ardhur enkas nga Italia, duke falenduar organizatorin për ftesën.
Në vazhdim veprimtari z. Hamze Morina , foli për librin monografik të autorëve me titull: “Kontributi i Dr. Ibrahim Rugovës për shteformimin e Kosovës”, me autor: Dr.Sadik Krasniqi dhe Mr.Besnik Besnik Rraci .
Në emër të kryetarit të Pejës z. Gazmend Muhaxheri i cili kishte ndarë Mirënjohje Shoqatës; „Salih Çekaj„ në Zvicër, z. Xhemajl Haxhiu, Mirënjohjen ia dorëzoj z. Bekë Osmonaj , luftëtar i luftës në Koshare dhe veprimtar.

Në Zvicër Darka e Lamës shtrohet tani më për çdo vjet, nga Shoqata Humanitare „Salih Çekaj„ në Zvicër, dhe është bërë tradicionale.
Siq dihet, Darka e Lamës është një festë që është organizuar me qindra e mijëra vite, në shenjë falenderimi për të mirat dhe begatinë e vitit.

Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës e kishte cilësuar si një festë tradicionale popullore dhe familjare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare. Kjo është një ditë sipas traditës shqiptare që i bashkon të gjithë përreth sofrës të begatë, kur bëhemi bashkë me më të dashurit tanë, pas punëve të kryera të stinës».

Njëherit, Darka e Lamës kësaj here në Büron , ishte e veçant; "Sofra Dardane", e rrethuar nga veprimtar, personalitete të njohura shoqërore-kulturore e artistike. Në ballë qëndronin veprimtarë e atdhetarë të njohur në Zvicër dhe mysafir të ardhur nga Gjermania dhe shtetet fqinje e më gjerë.

Nën organizimin e shkëlqyer të Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj„ në Zvicër, ky manifestim prezentoi traditën tonë duke filluar nga ambijenti tradicional, ushqimi, lojërat e ndryshme, pritja dhe përcjellja e mysafirëve e pastaj duke e kurorëzuar të gjithën me muzikën dhe vallet tona të bukura. Mërgimtarët tanë po dëshmojnë edhe njëherë që integrimi i mirë dhe ruajta e praktikimi i traditave, vlerave dhe zakoneve tona të lashta jane dy shtylla të rëndësishme që nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, por përkundrazi ato e fuqizojnë dhe i japin vlerë vetë identitetit tonë të lashtë.

Aty, në ora 23.00 të mesnatës, të gjithë u ndanë të kënaqur me program dhe me mikëpritje duke u krenuar me traditën dhe zakonet tona!

Zoti i bekoftë të gjithë ata që punuan me vite e vite në këtë shoqatë për çështjen kombëtare. Jemi e do të jemi bashkë për jetë.

Perendia e bekoftë kombin tonë, si dhe miqtë tanë si Zvicrën, SHBA-në dhe shtete tjera mike.

Ju lumt për organizimin, Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj„ në Zvicër!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat