DioGuardi në Zvicër, një vizitë me shumë kujtime

Zvicra

DioGuardi në Zvicër, një vizitë me shumë kujtime

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 11:54
Foto nga vizita

ZVICER ; Me rastin e themelimit të Lidhjes qytetare shqiptaro-zvicarane, ku pjesëmarrës Ishte ish-kongresisti shqiptaro-amerikan Joseph DioGuardi kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane për tri dekada dhe gruaja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike të cilët këtë vit festojnë 30-vjetorin e Lobit të parë dhe të vetëm në Washigton Albanian American Civic League, e vetmja organizat lobuese e autorizuar në Amerikë në mbështetje të çështjes shqiptare, vizitojë komunitetin shqiptar në Zvicër - ku ju bë një pritje e veçantë.

Si duket e pashlyeshme nga kjo vizitë ka qenë edhe një intervistë me televizionin e atjeshëm emisionin « Folë Shqip Show » ku Dioguardi shpesh herë ju flet gjuhën e të parve të tij Arbëresh - disa fjalë mësuar prej prindërve të tij që kur erdhën në Amerikë në fillim shekullin e XIX nuk dinin tjetër gjuhë veç katundarçes(shqipen arbëreshe) dhe italishten.

Mesazhi i plotë i Dioguardit mbas kthimit nga vizita në Zvicër:

Të dashur miq dhe mbështetës,

Sikur që e dini, ne rishtazi jemi kthyer prej një udhëtimi shumë produktiv në Zvicër, ku u takuam me shumë shqiptarë të suksesshëm me origjinë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva. Padyshim se ekziston nevoja për të lobuar në Bashkimin Evropian në Bruksel dhe te Anëtarët e Parlamenteve të Zvicrës dhe Gjermanisë për të mbështetur sa më shpejt që është e mundur hyrjen e Kosovës në BE dhe për t'i njohur shqiptarët si një grup etnik më pro-perëndimor në Ballkan. Kjo ishte arsyeja pse ne kemi qenë të ftuar në Zvicër nga drejtuesit e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Zvicerane të sapoformuar në Cyrih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat