Latifi zemërohet me Edi Ramën: Kryeboshi dhe m… që mendojnë si ky, duhet...

Zvicra

Latifi zemërohet me Edi Ramën: Kryeboshi dhe m… që mendojnë si ky, duhet...

Nga: A.M. Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 12:07
Haki Latifi

Ish-kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër Haki Latifi, ka reaguar për mirëpritjen që i është bërë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga kryeministri shqiptarë,  Edi Rama.

Latifi ka shkruar në Facebook, se “kryeboshi Rama dhe m… që mendojnë si ky, duhet të largohen një sahat e më parë, bashkë me modelin e „lindjes së fëmijës së vdekur”

Postimi i plotë:

Ah, Kosovë mos thuaj mbarova!

Më bëri përshtypje të neveritshme pritja e ish Ministrit të Milloshevicit për informim, A.Vucic nga Kryeboshi Rama. Mendoj se disa njerëz kanë probleme me nderin e tyre, me intelektin me mënyrën si janë zgjedhur. Kjo nismë e të ashtuquatuarit „Minishengen“(lexo:tradhëtisë së radhës)është sikur lindja e një fëmije të vdekur. Kjo lindje nuk e ka jetën e gjatë dhe unë jam shumë i kënaqur me këtë fakt. Kryeboshi Rama dhe m… që mendojnë si ky, duhet të largohen një sahat e më parë, bashkë me modelin e „lindjës së fëmisë së vdekur“.??

Ah, Kosovë mos thuaj mbarova!

(HL)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat