Shqiptari nga Kosova, kandidat në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak në Zvicër

Zvicra

Shqiptari nga Kosova, kandidat në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak në Zvicër

Më: 12 janar 2020 Në ora: 21:23
Arber Bullakaj

Një tjetër shqiptar ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale në Zvicër. Ismet Mjaki është kandidat për Këshillin Bashkiak në Vernier, Gjenevë.

Në zgjedhjet për këshilltarë 2020, në Zvicër, Ismet Mjaki do të angazhohet për një ekonomi të fortë, në mbrojtje të natyrës dhe mbrojtje sociale të merituar për komunën Vernier- Gjenevë.

Kryetari i degës së LDK-së për Kantonin e Gjenevës të Zvicrës, njëherësh nënkryetar i LDK-së për Zvicër, Ismet Mjaki, përmes një postimi në Facebook ka ftuar votuesit shqiptarë që të votojnë për kandidatët shqiptarë që garojnë për zgjedhjet kantonale në Gjenevë.

Po ashtu, edhe Arber Bullakaj është pjesë e listës së kandidatëve në garë për zgjedhjet kantonale në St. Gallen të Zvicrës, të cilat mbahen më 8 mars 2020.

Arbër Bullakaj, nga Suhareka, është bërë pjesë e garës elektorale si kandidat nga Partia Socialdemokrate për zgjedhjet kantonale në St. Gallen të Zvicrës, të cilat mbahen më 8 mars 2020.

Shqiptari nga Kosova Bullakaj është tani më është pjesë e listës së kandidatëve në garë.

Sipas informacioneve, PS Wil-Untertoggenburg ka nominuar 18 gra dhe burra për zgjedhjet kantonale, mes tyre edhe shqiptarin nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat