Don Marjan Marku nën lutjet në gjuhën shqipe zgjidhet kanoniku i parë i huaj në Kishën Zvicerane

Zvicra

Don Marjan Marku nën lutjet në gjuhën shqipe zgjidhet kanoniku i parë i huaj në Kishën Zvicerane

Nga: Shqipe Bytyqi Më: 19 janar 2020 Në ora: 18:15
Foto

Me 18 janar 2020 në katedralën e Saint Galenit në paninë e mbi njëmijë besimtarëve katolik nga etni të ndryshme por edhe të komunitetit shqiptar jokatolik u zhvillua ceremonia kishtare e kanonizimit të Don Marjan Markut, ku meshtari shqiptar emrohet si kanoniku i parë i huaj në Zvicër.

Ceremonija kishtare e Ipeshkvisë së Saint Galenit, ishte shumë e rrallë dhe e posaqme, ashtu siq e tha edhe ipeshkvi i Saint Gallenit, Markus Buchel, i cili edhe bëri kanonizimin e Don Markut. Ajo u bë nën tingujt e lutjeve në gjuhën shqipe dhe gjermane, në përcjellje të Misionit Katolik Shqiptar në Zvicër, të përfaqësusve nga Kisha Katolike e Kosovës, ajo e Kroacisë si dhe të rinjëve të veshur në kostume kombëtare shqiptare.

E tërë kjo mrekulli zhvillohet në katedralën jashtëzakonisht të bukur të Saint Galenit, një ndërtim madhështor i barokut të vonshëm, i shekullit XVIII, i cili që nga viti 1983 gjendet në listën e trashëgëmisë botërore të UNESKOS. Ipeshkvia e Saint Galenit përbëhet nga pesë kanonikë rezidencialë, të cilët veprojnë si këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të ipeshkvit dhe nga tetë kanonikë jorezidentë, të cilët veprojnë edhe si famullitar në terren të ipeshkvisë.

Don Marian Marku është i lindur në Binçë të Vitisë. Ai ka studiuar teologjinë në Sarajevë, gjersa magjistroj në Vienë të Austrisë. Si meshtar punoj në Kosovë, më vonë në Zvicër, ku edhe është themelues i Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës Lindore. Ndërsa më vonë është emruar meshtar i pavarur i një bashkësie famullitare brenda diocezës së St. Gallenit. Don Marjan Marku në ditën e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në prani të ish ministres së jashtme të Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, në Wil pati mbajtur një meshë që tregonte dhe forconte mbështetjen e Zvicrës për shtetin e ri të Kosovës dhe lidhjet e miqësisë mes dy popujve.

Mbështetje që Zvicra vetëm dhjetë ditë më vonë edhe e konkretizoi me vetë njohjen e shtetësisë së Kosovës. Tani Kosova po vazhdon ti jep Zvicrës jo vetëm futbollistë dhe ndërtues por edhe mjek, arkitekt, profesionist nga lëmitë e ndryshme dhe tani edhe meshtar, këshilltar kanonik të përkushtuar në punën e tyre shpirtërore dhe profesionale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat