Lidhja Shqiptare në Botë përkujton themeluesin saj - Bota Sot
Lidhja Shqiptare në Botë përkujton themeluesin saj

Zvicra

Lidhja Shqiptare në Botë përkujton themeluesin saj

Nga: Neki Lulaj Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 18:35
Pamje nga Akademikja përkujtimore ne Langenthal-Zvicër

Qyteti  Langenthall  i Zvicrës, ditën e diel ishte nikoqir i qindra bashëkatdhetareve të cilët kishin ardhur nga shtetet e ndryshme europjane dhe kantontet e ndryshme te Zvicres.për ta përkujtuar  pishtarin e atdhetarisë Mikel Kuzhninin.

Në mënyrë madhështore u mbajtën akademikja përkujtimore kushtuar  veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare  nismëtarit ideatorit dhe themeluesit te Lidhjë Shqiptare në Botë Mikel Kuzhninit, me rastin e gjashtë mujorit të amshimit.

Në këtë akademi përkujtimore  ishin prezent  vellai Simoni me familje, konsullja e Republikës se Kosovës në Zvicër znj.Shukrije Ramadani,afaristi i shquar atdhetari  Lazim Destani, kardiokirurgu me famë, Omer Xhemali, udhëheqës i Klinikës së kardiokirurgjisë në Spitalin “Triemli” të Cyrihutetit të  profesor doktor, Milaim Fejziu nënkryetar i kësaj lidhjeje dhe bashkëthemelues i Universit Tetovës, si dhe doktorët e shkencë Sokrat Sinaj, Alban Y. Neziri e specialist të tjerë nga fusha e mjekësisë, afaristët e shquar, Anton Nikolla e Fehmi Fetahu dhe mysafirë nga Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë  antarët e Lidhjës se Shkrimtareve  Artistve dhe Krijuesve Shqiptarë nga Gjermania artisti i filmit dhe i dramës nga Republika e Kosovës zt. Çun Lajqi gazetari i  televizionit  zt Asllan Bajrami dhe  të tjerë.

Pasi përshëndeti të pranishmit, nga pozita e nikoqirit, Nazmi Jakurti, kryetar i Lidhjes së Shqiptarëve në botë, që është edhe organizator i akademisë, më një falënderim të pranishmëve iu drejtua vëllai i Mikelit, Simon Kuzhnini, njëherësh themelues i kësaj lidhjeje e cila ka bashkuar shqiptarët nga vendet e ndryshme të botës rreth kauzës së bashkimit kombëtar, duke përçua frymën kombëtare në meridianë të ndryshme ku jetojnë  dhe veprojnë aktualisht shqiptarët.

Rrugëtimi jetësor i binjakëve -vëllezërve Kuzhnini është i gjatë i mundimshëm me  plotë sakrifica me te pa priturat  te kurtheve gjakatare por edhe i lavdishëm sa edhe atdhetaria e tyre. Aktiviteti i tyre zë rrënjë duke filluar nga Demonstratat e parat ë vitit 1968   ngritja e flamurit kombëtar para shtëpisë se Lidhjes se Prizrenit  ne Prizren e deri ne ditë e fundit të jetës se tij ai isht aktiv i vendosur dhe i pa lodhur. Sot kujtojmë Mikelin njeriun qe nuk diti me u ndalë kurrë nuk diti me heshtë kurrë  para padrejtësive te kombit,  nuk diti me kursye kurrë humanisti zemërbardhë  kur ishte fjala për ndihmë njerëzve me nevoja te posaçme por edhe kurrë nuk diti me pushue se  vepruari pas çështjes se shenjët kombëtare. Jeta e  atdhetareve me  plotë mundime e sfida fillon me ikjen nga Kosova dhe vendosjen  e tyre ne Zagreb. Jeta i formësoi shumë gjenin e atdhetarisë trashëguar nga prindërit.Kryqja e pa kursyer e tyre ne pajtimin e gjaqeve ne Kosovë ne trojet shqiptare  e deri ne Amerikën e largët është kontribut i pa parë.

Mikpritja e Delegateve te  Republikës së Kosovës, strehimi i ushtareve shqiptare pritja dhe përcjellja e tyre vendosja ne vende te sigurta kur filloi lufta ne Kroaci e deri te shpallja e  Kosovës  Shtet.

 Është një brez jete plotë lavdi isha prezent  është moment i pa harruar ne jetë kur e  kujtoi Mikelin edhe në grevën e urisë ne Bruksel të shtrirë ne shesh i vendosur të vdes me një pëllëmbë shkrumb mbi buzët e gjakosura edhe kur mjekët e sugjeronin qe te dalë nga greva sepse ishte keqësuar tej mase gjendja e tij shëndetësore ata dhe ai  ishte i vendosur qe pa plotësimin e kërkesave nuk e lëvizë as gishtin e vogël nga ky vend.

E kujtojmë nëpër shkallët plotë rreziqe të jetës e kujtomë punën dhe angazhimin e tij me rastin e themelimit të lidhjes shqiptare ne Mynchen.

Kujtoi me admirim organizimin e shembullor dhe mundin e pa kursyer ne kongresin e parë  të LSH ne Prizren prej nga edhe vijnë vëllezërit Kzhnini kongresin  e dytë në Prizren dhe kongresin e tretë ne Shkup.

 E kujtoi Mikelin ne Zagreb ne maj të vitin 2018,ku ishim me  një delegacion nga Gjermania  mysafir ne konakun e Kuzhninve e Mikelin  i pa rehatuar duke bërë përpjekjet shpirtërore qe  si nikoqir me taban trashëguar nga prindërit dhe  nga gjyshërit ti rehatoi mysafirët qe te ndihën sa mirë e vet ishte i sëmur e  me Dializë..

 Ai vetvetes i kishte caktuar një detyrë te shenjët  kishte  diçka te pa shpjeguar qe e gjen te atdhetarët e devotshëmnjë qe para interesit personal kishte vendosur interesin kombëtarë ,…….!                                                                                                                          

 Ne vazhdim te kësaj seance  fjalën e mori  profesor doktor, Milaim Fejziu nënkryetar i kësaj lidhjeje dhe bashkëthemelues i Universit Tetovës, i cili foli për punën angazhimin e  vëllezërve Kuzhnioni e ne veçanti për vullnetin e pa shtjeru deri ne vdekje  të Mikel Kuzhninit ,të pa zëvendësueshëm.

Në superlativ për jetën e pishtarit të kombit folën kosullja e Republikës të Kosovës ne Zvicër zjn. Shukrie Ramadani, afaristi Lazim Destani,Don Marjan Marku,zt. Nikë Gjeloshi,Ermina Leskaj, zt. Idet Hjadari, Dr.Alban Nezizi dhe Xun Çetaj.

Delegacioni nga Gjermania qe merrnin pjesë ne këtë akademi përkujtimore ishin anëtaret e kryesisë te lidhjes te prirë nga Agim Aliçkaj, Ragip Nuredini Kadri Krasniqi, Bekim Gashi,Niman Mulliqi dhe Neki Lulaj.

Vargje te bukura Monolog  kushtuar Mikel Kuzhninit  interpretoi artisti i filmit dhe i dramës zt, Çun Lajçi për ti lëshuar radhen një filmi të gjatë Doklumentar përgatitur nga gazetari Asllan Bajrami, mbi jetën dhe veprën e binjakëve Kuzhnini gjiruar enkas për këtë akademi përkujtimore. Ne fund ishte zotimi i përbashkët „Prehu ne paqe pishtari i atdhetarisë se testamentin tend do ta qojmë përpara ishte  betimi i te gjithë te pranishmeve .“

Në fund bashkëthemeluesi dhe Kryetarit të Nderit të LSHB, zt.Mikel Kuzhninit, i falënderoi te gjithë pjesëmarrësit ne këtë akademi përkujtimore.

Image
Lazim Destani,Neki Lulaj Shukrije Ramadani dhe Simon Kuzhnini-Langenthal 2020 Zvicër
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat