Konsullata diplomatike e Kosovës në Cyrih kremtoi 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës - Bota Sot
Konsullata diplomatike e Kosovës në Cyrih kremtoi 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Zvicra

Konsullata diplomatike e Kosovës në Cyrih kremtoi 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Nga: Haki Latifi Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 22:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në ambientët e Sallës Kameha Grand në Cyrih, Konsullata diplomatike e Kosovës kremtoi 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, kanë marrë pjesë mysafirë, diplomatë, përfaqësues të institucioneve zvicerane, të mërgatës sonë si dhe personalitete nga jeta akademike, publike e fetare që jetojnë në Zvicër.

Fillimi i programit pati një rrjedh mjaft simbolike, aq më parë që Himni i Kosovës dhe ai i Zvicrës u ekzekutua nga orkestri ‹String Strng› që kishin ardhur enkas nga Kosova.

Programin e drejtoi me shumë korrektësi e profesionalizëm në gjuhën shqipe dhe gjermane z.Ylfete Fanaj- njëherit kryetare e Parlamentit të Lucernit.

Në emër të nikoqirit, z. Sami B. Kastrati - Udhëheqës i Misionit/Ministër Këshilltar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, përshendeti dhe ju uroj të pranishmëve mirëseardhje në gjuhën shqipe dhe angleze. Ai përkujtoi se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një ditë feste për të gjithë ata që flasin shqip dhe ata që e duan Kosovën si atdhe të tyre, është ditë gëzimi e gjithë atyre miqve tanë, që gjenden këtu në mesin tonë. Në vazhdim z. Kastrati prezantoi arritjet, progresin e gjithanshëm si dhe objektivat e mëtejshme të shtetit të Kosovës.

Programi foljor i këtij organizimit të shkëlqyeshëm të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih ishte mjaft mirë i konceptuar dhe pa fjalime të gjata. Ndërsa në vazhdim për të pranishmit nga ana e nikoqirit u shtrua një apero, që kaloi në një atmosferë shumë të këndshme e miqësore. Ndërsa për programin argëtues u kujdes orkestri ‹String Strng›; Florin Fanaj në kitarë, Artan Rexhepi në tastier dhe Festim Fanaj në violinë e solist, në të cilën me magjinë e këngës qytetare shqiptare i argëtuan të pranishmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat