Kronika e një vdekje të paralajmëruar, në "rrethin kulturor timin është normal kërcënimi me vdekje"

Zvicra

Kronika e një vdekje të paralajmëruar, në "rrethin kulturor timin është normal kërcënimi me vdekje"

Nga: Fitim Dika Më: 2 mars 2020 Në ora: 20:34
Ilustrim

Më shumë se një vit, ose konkretisht sëpaku prej 1 janari 2017 deri në arrestimin e tij në mes të shkurtit 2018, një 38 vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut ia ktheu në ferr jetën një gruaje tre vjet më të re se ai, shkruan media zvicerane nzz.ch.

Prindërit e katër fëmijëve kishin qenë të martuar prej 13 vitesh, megjithatë kur gruaja vendosi për divorc, atëherë erdhi deri te dhuna e rregullt fizike, përcjell botasot.info.

“Gjak deri në gju”

Përveç dhunës së rregullt fizike, në shkurt 2018 ai kishte kërcënuar disaherë gruan edhe me vdekje. Në një mesazh ai i kishte shkruar: “Betohem në Zot, se gjaku do arrijë deri në gju.” Më pas ai kishte krijuar një profil në rrjetet sociale, me emrin e gruas së tij, duke e shantazhuar atë.

Pasi kishte mbushur kupën, ai arrestohet në mes të shkurtit 2018. Ai kaloi 2.5 muaj në paraburgim dhe humbi biznesin e tij.

Vdekja e paralajmëruar?

Për të mos mbaruar këtu, në 26 gusht 2019 policia e gjeti gruan e vdekur me një mjet të fortë metalik. Afërmendsh, i dyshuari kryesor për vrasjen ishte ish i dashuri, i cili prej atëherë qëndron në paraburgim.

Për burrin 38 vjeçar kjo kthesë është e pamenduar dhe vetëm se ka sjell fatkeqësi për të dyja palët. Ai thotë se edhe në rastin e parë është “paraburgosur përkundër akuzave 98 përqind të rreme.” Atij i shtohen dyshimet se janë zbuluar mesazhet kërcënuese të tij.

Por ndaj këtyre masave, 38 vjeçari kishte apeluar, duke theksuar se në “rrethin kulturor të tij” ishte normale ndokënd të kërcënoje me vdekje. Por në fakt, ai nuk “mund të vriste as edhe një qen”. Poashtu ai pretendoi se kurrë nuk kishte goditur gruan e tij. Në pyetjen se kush e ka vrarë gruan e tij, ai mbeti papërgjigje.

Tashmë procesin gjyqësor e ka marrë Gjykata e Lartë dhe me shpresë që të vendoset drejtësia në vend./Botaost

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat