Gjykata zvicerane dëbon një nga Kosova dhe një nga Portugalia, rrit dënimet nga instanca e parë

Zvicra

Gjykata zvicerane dëbon një nga Kosova dhe një nga Portugalia, rrit dënimet nga instanca e parë

Nga: Fitim Dika Më: 3 mars 2020 Në ora: 20:26
Gjykata

Në 1 prill 2017 erdhi deri te një përleshje e madhe mes dhjetë të rinjve dhe një lulishtari nga komuna zvicerane Monthey (Wallis). Përleshja ka qenë e ashpër dhe kjo tregohet përmes disa fotografive në procesin gjyqësor, kur viktima ka pasur gjakderdhje të madhe, shkruan 20min.ch, përcjell botasot.info.

Të hënën, të dhjetë të rinjtë (kolegë) dolën përpara Gjykatës Kantoniale, ku tetë prej tyre morën dënim me burg dhe bile dënimi ishte më i madh sesa në instancën e parë gjyqësore.

Përgjegjësi kryesor i sulmit u dënua me pesë vjet burg, kurse në instancën e parë gjyqësore (Gjykatën e Shkallës së Parë) u dënua me katër vjet heqje lirie. Mes të pranishmëve në sulm kanë qenë edhe dy të huaj: një nga Portugalia dhe një nga Kosova. Të dy këta të fundit, pas dënimit duhet të lëshojnë vendin.

Gjykata e dënoi edhe viktimën, pasi gjatë përleshjes kishte mbajtur sende të forta metalike në duar. Ai u dënua me pesë muaj heqje lirie./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat