Gratë e Shoqatës ndërkombëtare WAW me seli në Gjenevë, ambasadaore të shqiptarëve

Zvicra

Gratë e Shoqatës ndërkombëtare WAW me seli në Gjenevë, ambasadaore të shqiptarëve

Më: 8 mars 2020 Në ora: 14:06
Gratë e Shoqatës ndërkombëtare-WAW

-Shoqata Internacionale “Women Alb World” është një shoqatë jofitimprurëse me seli në Kantonin e Gjenevës dhe ka për qëllim rrjetëzimin midis grave në pozicione drejtuese dhe atyre me nivele të ndryshme të integrimit, me synimin zbatimin e politikave dhe programeve mbështetëse për të siguruar që gratë të jenë ekonomikisht aktive, të pavarura financiarisht dhe të kontribuojnë në vendet ku ata jetojnë.

“Qëllimi, së bashku me objektivat e Shoqatës janë ndërthurur tashmë më së miri edhe me strukturën organike të funksionimit të shoqatës, e cila në përbërje përvec Asamblesë së Përgjithshme të Grave, ka edhe një “Komitet” në varësi të të cilit janë dy struktura shumë të rëndësishme elitare e gjithëpërfshirëve, sikundër janë “Bordi Internacional” si dhe “Bordi i Ekspertëve”..” ka thne fillimisht znj.Mirela Mezani, presidente e WAW per “Presheva Jonë”.

Shoqata ne fjale drejtohet nga: Mirela Mezani, presidenente, Juliana Cici, sekretare e Pergjithshme, Blerina Zoto,Teuta Rashiti Anetare dhe Fortesa Mustafa anetare te komitetit.

Image

Bordi Internacional i Shoqatës, përbëhet nga anëtare që kanë një kontribut të spikatur në vendet përkatëse ku jetojnë, të cilat veprojnë me baza vullnetare dhe kanë kompetencë të sigurojnë ndërthyurjen e interesave të shoqatës me komunitetit shqiptar dhe institucioneve publike apo private të vendeve ku ata jetojnë duke bërë të mundur sjelljen e projekt-ideve dhe propozime konkrete financimesh në funksion të realizimit të objektivave të shoqatës në nivel internacional.

Kurse Juliana Cici, sekretare e Pergjithshme ne vazhdhim ka pohuar se “Paralel me Bordin Internacional është ngritur edhe struktura e Bordit të Ekspertëve, në të cilin kompetenca e anëtareve qëndrojnë në dhënien e ekspertizave të nevojshme, për realizimin e projekteve që janë në përputhje me profilin e tyre profesional duke përfshirë shumë gra e vajza Shqiptare që janë eksperte në fushat e tyre personale si mjeke; politikane; juriste, punonjëse sociale; mësuese; ekonomiste; artiste etj Ndërlidhja e të gjitha këtyre burimeve të përmendura me lart sipas vizionit tonë, do të shërbejnë si një “vullkan” informacioni duke u përkthyer në projekte konkrete e investime afatgjata për shoqërinë Shqiptare.”

*Në programin tuaj pamë se disa herë përmendet fjala integrim, me synimin përmirësimin e gjendjes së gruas Shqiptare në nivel federal në Zvicër. Atëhere cili do të jetë roli dhe objektivat e shoqatës që ju drejtoni?

Së pari, dua të theksoj që Women Alb World është një Shoqatë e regjistruar me seli në Gjenevë, por fokusi dhe synimi jonë, nuk është të veprojë vëtëm në niviel federal në Zvicër, por kudo në botë ku ka gra dhe vajza të komunitetit Shqipfolës. Kuptohet që cdo gjë fillon nga atje ku je regjistruar e më pas në shtrirje internacionale. Pse përdorim fjalën Integrim??? Sepse, kjo kryefjala e qëllimit të Shoqatës sonë dhe është pikënisja e shumë veprimeve që çdo njeri nga ne bën duke filluar me veprime bazike e deri në arritjen e sukseseve që kanë impakt. Shoqata duke arritur të rrjetëzojë gratë dhe vajzat Shqiptare, duke bashkuar eksperiencat e tyre të ndryshme në integrim, mund të arrijë të sjellë një model që “Së bashku mund t’ja dalim” duke mësuar e ecur përpara në shkallët e integrimit

* Mund te na thoni aktualisht sa gra, sa femra shqiptare mund të ketë sot në Gjeneve dhe Zvicër, nese kemi parasysh se mbi 300 mijë shqiptarë jetojnë dhe veprojnë në këtë vend?

Cili është imazhi i tyre, hallet dhe prekupimet e tyre. Janë apo s’janë të mirë integruara? Ne vetë nuk kemi ndonjë raport studimor për të dhënë statistika konkrete, por nga të dhënat e institucioneve publikë në Zvicër, numërohen mbi 300.000 Shqiptar dhe kuptohet që gjysma prej tyre janë gra e vajza. Duke u bazuar në shumë shkaqe të emigracionit, përfshirë edhe gratë e ardhura rishtasi si pasojë e martesave, roli i tyre është parë më shumë në drejtim të menaxhimit të familjes dhe mbarëvajtjen e banesës, e në këto kushte duke qënë disi e izoluar, konstatohen vështirësi në përdorimin e gjuhës së vendit, por nga ana tjetër dua të theksoj rolin e rëndësishëm që gruaja Shqiptare ka pasur në përdorimin e gjuhës shqipe, për ruajtjen e traditave tona e në edukimin e fëmijëve. Ndërkohë, sot ne kemi një tjetër panorama për vajzat shqiptare të cilat frenkuentojnë në një numër të konsiderueshëm studimet e larta, duke u kthyer në histori suksesi individuale në botën Zviceriane.

Image

* Edhe pse jeni shoqate e re, megjithatë kemi degjuar se keni zhvilluar nje sërë aktivitetesh nga përfaqësueset e Shoqatës së grave shqiptare të Diasporës, e organizuar nga “Women ALB World”. Mund të na i numeroni disa?

Në muajin Nëntor 2019, organizuam eventin e parë, (Asambleja e I-re e Përgjithshme) e cila u perceptual si një aktivitet 2 ditor me pjesëmarrjen e anëtarëve të bordit Internacional të Shoqatës si dhe shumë pjesëmarrësve të tjerë. Duke patur fatin të jemi në Gjenevën Internacionale, ditën e parë mundësuam realizimin e një vizite pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara me Seli në Gjenevë si dhe në parlamentin e Gjenevës. Ndërkohë në ditën e dytë beme lancimin zyrtar të Shoqatës, nëpërmjet një forumi të ndarë në disa panele duke përfshirë panelin e politikës më përfaqësues nga politika; ambasadat dhe institucione publike. Paneli i dytë u fokusua tek bashkëpunëtorët tanë duke përfshirë fusha të tilla si biznesi; akademia; integrimi; shërbimet sociale (punësim; shëndetësi etj) si dhe fusha juridike per te vijuar me tej edhe me shpalosjen e historive te suksesit per pjesen e bordit internacional.

Padyshim që ambicia jonë e lartë për të hedhur hapa konkretë në shërbim të komunitetit të grave dhe vajzave shqipfolëse, do të listojë shumë shpejt një numër eventesh të cilat i kemi të mire përcaktuara në kalendarin tonë të punës për vitin 2020 dhe për të cilat mund të informoheni edhe nga faqja jonë zyrtare http://www.walbw.ch.

*Keni në tavolinë një sërë aktivitesh, shumë projekte të cilat janë me prioritet për ju në përmirësimin e gjendjes së gruas Shqiptare që do të ndikonte pozitivisht në integrimin e tyre të mirëfilltë, sepse kemi një përshtypje se ato calojnë në këtë drejtim më shumë në krahasim me burrat , meshkujt në Zvicër?

Aktualisht, kemi në program dhe agendën tonë të punës një numër projektesh të cilat do të përkthehen në aktivitete dhe tregues konkretë për gratë shqiptare. Duke qenë se slogani i Shoqatës tonë është “Partneritet me burrat, solidaritet me gratë”, ne mendojmë se meshkujt kanë një rol dhe peshë shumë të rëndësishme në mirëintegrimin e grave kudo ku ato janë.

*Cfarë është bashkëpunimi me shoqatat simotra në Zvicër. Sigurisht edhe ju keni ambicie dhe synime. Mendoni në të ardhmen të keni bashkëpunim me autoritet Zvicerane dhe Ndërkombëtare?

Askush nuk mund të bëjë ndryshim nëse jemi të vetëm. Në vizionin tonë bashkëpunimin më shumë aktorë duke përfshirë institucionet publike; median; shoqërinë civile; institucionetprivate/bizneset si dhe gjithëpërfshirja janë thelbi i suksesit të kësaj Shoqate. Aktualisht, ne jemi pjesë e rrjetit dhe grupimit të mbi 70 shoqatave feministe në Gjënëve (Centre de Liaison des Assocations Feminines Genevoises- CLAFG).

Në të ardhmën në një kohë jo shumë të gjatë, synojmë të jemi pjesë në ECOSOC pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të marrë akreditimin si një shoqatë internacionale që vepron dhe punon në mbrojtje të të drejtave të cdo gruaje dhe vajze.

 Meqënëse jemi në ditën e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të gruas, Ju urojmë juve këtë ditë! Po ju keni ndonjë mesazh drejtuar nënave, grave tona, grave Shqiptare në Zvicër dhe diasporë?

Women Alb World patjetër që e ka një mesazh për gratë dhe vajzat Shqipfolëse në mbarë botën: Gëzuar 8 Marsin dhe le të shërbejë kjo ditë si një ditë reflektimi për të gjitha ne, të jemi në sinergji me njëra tjetrën në përpjekjet tona për t’u fuqizuar nëpërmjet rrjetëzimit dhe shkëmbimit të eksperiencave më të mira për një përfaqësim sa më dinjitoz në shoqëri. Vetëm së bashku mundemi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat