Rreth 300 mijë shqiptarë në Zvicër shëndosh e mirë gjersa janë bllokuar mbi 10 mijë shqiptarë

Zvicra

Rreth 300 mijë shqiptarë në Zvicër shëndosh e mirë gjersa janë bllokuar mbi 10 mijë shqiptarë

Nga: Nefail MALIQI Më: 21 mars 2020 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Gjenevë, 21 mars  -Sikur ne shume vende evropiane edhe ne Zvicer situata perballe koronavirusit eshte shqetesuese, ku shteti zviceran eshte moblizuar ne maksimum.  Numri i te infektuarve nga koronaviruesi ne Zvicer, fatkeqesisht ka kaluar shifren mbi 6 mije raste, duke shkaktuar 56 viktima.

Zvicër, mbi 6 mije te infektuar dhe 56 viktima nga koronavirusi 

Sa i perket ekonomise se ketij vendi perballe koronavirusit, qeveria helevetike ka debllokuar dje mbi 42 miliarde franga zvicerane për rimëkembjen e ekonomise në ved.
Ndryshe rreth 300 mije shqiptarët sa gjenden aktualisht ne Zvicer edhe pse deri tash jane vetem dy raste, jane shendosh e mire dhe po rrespektojne keshillat dhe rregullat e parashtruara nga autoritetet dhe qeveria zvicerane.

Shkaku i kesaj situate, shqiptarët që ndodhen në Zvicër apo vendlindje qofte ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni apo Presheve kanë disa halle dhe jane te shqetesuar per shkak se mbi 10 mije sish jane te bllokuar, as nuk mund te dalin nga Zvicra e as nuk mund te hyjne ne Zvicer.

Ata kane mbetur as te para as te mas, si pasoje e mungeses se transportit dhe masave strikte te qeverive.

Ndërkohë, autoritetet nga Prishtina dhe Tirana në bashkëpunim me autoritetet zvicerane këshillojne të gjithë shqiptaret që janë në këto situata te palakmueshme, të raportojnë vendin e qëndrimit pranë zyrave kantonale te migracionit apo ambasadave perkatese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat