Kantoni i Zvicrës ku banojnë më së shumti shqiptarë, është prekur më shumë nga Covid-19

Zvicra

Kantoni i Zvicrës ku banojnë më së shumti shqiptarë, është prekur më shumë nga Covid-19

Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:46
Foto Ilustrim

Kantoni më i prekur nga koronavirusi në Zvicër, është Ticino. Ky kanton njihet si mjaft i populluar nga kosovarët.Numri më i madh i viktimave në Zvicër deri më tani është pikërisht në Ticino. Poashtu, numri i të prekurve po rritet shumë nga dita në ditë.

Afërsia me Italinë ka bërë që Ticino të preket shumë nga virusi pandemik.Për t’i dalur në ndihmë Ticinos, bosi i UBS, Sergio Ermotti ka dhuruar 1 milionë franga.

“Unë dëgjoj për situatën e vështirë në spitale dhe për njerëzit që kanë humbur anëtarët e familjes. Situata është dramatike. Kam paguar 1 milionë franga në emër të familjes për të përkrahuz këtë zonë” ka thënë Ermotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat