Historike, një shqiptar bëhet drejtues i klubit rekordmen të Zvicrës

Zvicra

Historike, një shqiptar bëhet drejtues i klubit rekordmen të Zvicrës

Më: 11 prill 2020 Në ora: 11:13
Shqiprim Berisha

Shqiprim Berisha është drejtori i ri menaxhues i Grasshopers në Zvicër, klub ky që mban rekordin për titujt e fituar.

Berisha është 38-vjeç me profesion laborant i kimisë. Ai gjithashtu ka punuar si konsulen në biznesin e futbollit për një kohë të gjatë.

Në një prononcim për “Blick”, shqiptari ka hedhur dritë mbi këtë aventurë të re, duke u shprehur shumë i lumtur.

“Së bashku me Samuel Has, që tani është sekretar gjeneral në Grasshopers, kemi krijuar kontakt me investitorët për kohë të gjatë. Ne kemi bërë kontaktin në mes të Grasshopersit dhe Xheni Uangut. Në fund pronarja e re e klubit më ka ofruar këtë pozitë dhe kam pranuar”, ka thënë Berisha për Blick.

“Blick” ka treguar se Berisha është i afërt me Jorge Mendes, menaxherin e Ronaldos. Ai e ka prezantuar me kinezët. Berisha është pyetur për mundësinë që Ronaldo të përfundoi karrierën te Grasshopersi. Ka thënë se një mundësi e tillë nuk është e madhe, por që kurrë nuk duhet të thuhet kurrë.

Grasshopersi ka 27 tituj të Zvicrës, që është rekord. Aktualisht garon në kategorinë e dytë. Pronarja e re e Grasshopersit, Xheni Uang është gruaja e pronarit të Wolvesit anglez, Guo Guangchang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat