Qoftë e bekuar Lidhja jonë, e cila bëri shtetin!

Zvicra

Qoftë e bekuar Lidhja jonë, e cila bëri shtetin!

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 29 prill 2020 Në ora: 07:11
Sot, më 29 prill mbushen plotë 30 vjet punë të Degës së LDK-së në Zvicër

Sot, më 29 prill mbushen plotë 30 vjet punë, mund, kontribut e sakrificë të Degës së LDK-së në Zvicër.

Viti 1990 për shqiptarët në Zvicër ishte njeri nga vitet më të angazhuara dhe takimeve deri atëherë të jashtzakonshme dhe gati edhe të pamundshme por të arritshme, që kishte si qëllim kryesor formimin e Nëndegëve dhe të këshillave rajonale, që kishte për qëllim shtrirjen e organizimit të Degës së LDK-së në çdo cep të Zvicrës!

Duke u bazuar në gjendjen e rënd politike të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, për komunitetin e madh të shqiptarëve në Zvicër, është e njohur se më herët vepronte grupi pak më i vjetër politik, ai i Lëvizjes marksiste-leniniste. Ku si rrjedhoj, aktiviteti i këtyre grupeve ishte me ndasi të ndryshme ideologjike dhe vepronin të ndarë.

Njëherit, siq dihet Marksizëm-leninizmi ra në gjithë Evropën Lindore, duke ra për faqe të zezë edhe në Shqipëri, ndërsa grupet marksiste-leniniste në Zvicër përpëliteshin në mes të kërkesave të reja e strukturave të vjetra të Shërbimit të fshehtë Shqiptar. Duke ndenjur anash përball këtij solidariteti dhe duke e shikuar çdo gjë me dyshimin e tyre proverbial.

Në anën tjetër ndodhën ndryshimet politike dramatike me rënien e sistemeve totalitare në Europën lindore, ku në këto rrethana të tensioneve politike të ish Jugosllavisë, në Kosovë u themelua Lidhja Demokratik e Kosovës, më 23 dhjetor 1989.

Kryetar i saj u zgjodh dr. Ibrahim Rugova, atëbotë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kritik letrar që kishte bërë emër në çarqet intelektuale të kohës. Kryetari, dr. Ibrahim Rugova, bashkë me elitën intelektuale të asaj kohe, i bartën mbi supet e tyre të gjitha përgjegjësitë historike për ta nxjerr vendin nga kriza dhe për ta drejtuar Kosovën drejt procesit të pavarësimit dhe orientimit drejt Europës dhe krijimit të lidhjeve të miqësisë me SHBA-të. Ku si qëllim kryesor kishte ruajtjen dhe shpëtimin substancës njerëzore të shqiptarëve në Kosovë. Sepse, Intelektualët e kohës, në krye me Ibrahim Rugovën, nuk ishte synim pushteti. Ata kishin synim lirinë e shqiptarëve, pavarësinë e Kosovës dhe demokracinë për shoqërinë tonë.

Në këto rrethana të dhunës sistematike të regjimit pushtues serb, emigrantët tanë të rinj e të vjetër, refugjatët që ikën nga vendlindja, meqë nuk e përballuan dhunën serbe, hallexhinjtë e ata që s’kishin me se të jetonin në katundet e qytetet nga erdhën, u mobilizuan për të kontribuar për çështjen shqiptare si rrallë herë edhe në Zvicër. Një krahasim i këti mobilizimi mund të bëhet vetëm për ata që e dinë historinë e organizimit të popujve; hebrenjtë, irlandez e kroat, në të cilën janë shembull i ngjashëm me bashkëkombësit tanë të të gjitha trojeve etnike. Inisiatorët ishin të vendosur që edhe në Zvicër për bërë edhe një krah të fort të organizimit në kuadër të LDK-së. Fal këti angazhimi, dhe nevojës së organizimit, mobilizimit të shqiptarëve në Zvicër, me vullnetin e shumë atdhetarëve, intelektual të shtresave të ndryshme në kuvendin e parë, më 29 prill 1990 në Olten të kantonit Solothurn u formua Dega e LDK-së, ku si kryetar u zgjodh Mr. Shaip Latifi.

Gjatë vitit 1990-91 u formuan 56 nëndegë me mëse 300 këshilla të Nëndegëve, gjë që u mahnitën edhe zviceranët për këtë organizim të kësaj Dege. Në të cilën gjatë kësaj periudhe 30 vjeçare, kjo Degë ishte ndër shtyllat e rëndësishme në organizimin e shqiptarëve në Zvicër, e cila nderoi vazhdimisht kontributin e armatës së tërë, të aktivistëve të LDK-së deri më sot, të atyre që u sakrifikuan dhe nuk janë më me ne dhe të gjithë atyre që sot vazhdojnë betejën për realizimin e ëndrrës së gjeneratave falë të cilëve ne kemi një trashëgimi të mirëfilltë politike dhe historike siç është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Veprimtarët, aktivistët dhe personalitetet që kanë vepruar në kuadër të kësaj Dege, kanë dhënë kontribut të çmuar për organizimin, integrimin dhe mbajtjën e frymës së Degës së LDK-së dhe Kosovën.

Veprimtarët e Degës së LDK-së në Zvicër, meritojnë që ky kontribut të vlerësohet nga Qendra e LDK-së në Prishtinë dhe nga institucionet shtetërore të Kosovës dhe të përkrahet më tutje si vlerë e jona e përbashkët. Kjo Degë me përkushtim, përkunder sfidave dhe pengesave që i tejkaloj ndër vite, përkrahu dhe punoi pa u ndalur, për të vazhduar rrugën e trasuar nga lideri i saj historik, Dr.Ibrahim Rugova, për një shtet të zhvilluar dhe pjesë e familjes së madhe evropiane.

Duke vlerësuar kontributin e LDK-së, si partia e parë politike, e cila guximshëm u themelua nga grupi i intelektualëve të Kosovës dhe elitës kulturore, nga njerëzit e librave dhe të dijes. Periudha gati tre dekadëshe e LDK-së, lidhet ngusht me veprimtarinë dhe udhëheqjen themeluesit tonë dhe themeluesit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, për të ardhur deri te realizimi i ëndrrës shekullore të shqiptarëve.

Vlenë të theksohet se, formimi i Degës së LDK-së nuk ishte mohim apo konkurrim i organizimeve të mahershme ilegale - po ishte e kundërta - tentim për bashkim në një platformë të përbashkët demokratike, për të ralizuar ëndrrën shekullore të shumë breznive, ku si qëllim kryesor kishte çlirimin e Kosovës nga sundimi serb dhe bërjen e shtetit të Kosovës!

Pas shtrirjës së organizimit të kësaj Dege në tërë Zvicrën, në fillim është formuar Fondi Humanitar gjithëkombëtar, pastaj ky fond është shëndruar në fondin e Tre përqindshit, në të cilën është menagjuar nga ish Qeveria e Republikës së Kosovës në Egzil. Pastaj kujdes të veçant ju është kushtuar informimit në të cilën në kuadër të kësaj Dege janë botuar; Gazeta „Demokracia“, gazeta , „Informattionsblatt“, „Hapi“, një numër i broshurave për senzibilizimin e qështjes së Kosovës, dhe së fundmi botoi; „Monografinë e Degës së LDK-së në Zvicër“, si dhe janë ndërmarr nismat e para për pregatitje ushtarake për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb.

Po ashtu kjo Degë solidaritetin e nisën me ndihmat pas rënies së komunizmit në Shqipëri, ku dhanë kontribute të çmuar për këndellje.

Pastaj, në bashkëkoordinim me qendrën e LDK-së, Degën simotër të Gjermanisë, Dega e LDK-së në Zvicër, e vazhduan aktivitetin me kontributet për trajnimet e formacioneve të armatosura të Kosovës në kazermat e Shqipërisë, nga dolën grupet e armatosura të udhëhequra nga Salih Çekaj e Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe shumë të t‘jerë. Për të vazhduar pa u ndalur me shumë aksione humanitare, duke ndihmuar edhe drejtëpërdrejt; FARK-un, UÇK-në me mjete materiale e logjistike.

Dega e LDK-së në Zvicër dhe anëtarësia e saj, e mbajti veten me dinjitetin, duke financuar bashkëkombësit në Kosovë e në Maqedoni, Kosovën lindore në kohë “paqeje” e në kohë lufte në të cilën pati shumë burra që e dhanë jetën për atdhe.

Dr.Ibrahim Rugova, si kryetar i zgjedhur, ndërtoi një filozofi politike aktive dhe paqësore, krijoi një filozofi politike demokratike, kombëtare e moderne, të bazuar në vlera humane, qytetare e kombëtare, të pranueshme dhe të arsyeshme për faktorin ndërkombëtar. Filozofia e tij politike, megjithatë brenda vetes kishte edhe traditën kombëtare “mbrojtjen e pragut të shtëpisë”, që do të thotë, e kishte menduar edhe luftën. LDK dhe Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova me bashkëpunëtor, janë projektuesit e Kosovës moderne, Kosovës së Lirë dhe të Pavarur.

Sot i përkujtojmë me pietet të gjithë dëshmorët dhe heronjtë të cilët kanë dhanë jetën për liri, pavarësi e demokraci të Kosovës. Kujtojmë veprimtarët, qofshin ata të vdekur nga vdekja natyrore, qofshin të vrarë e likuiduar para luftës, qoftë të rënë në beteja e fronte të luftës, e qofshin ata të vrarë me atentate, sidomos në vitet e para të pasluftës.

Në këtë përvjetor jubilar, porosia është e qart; ata që pretendojnë vazhdimin e filozofisë politike rugoviane, që duan ta manifestojnë atë, duhet lënë mënjanë inatet, ndarjet. Ato ishin, janë dhe do të jenë hendek goxha i thellë për të gjithë, pos për ata që nuk shohin e s’duan të shohin të mirën e LDK-së dhe të Kosovës!

Por në gjë, është për tu habitur, që në fakt është vështirë të kuptohej pse vazhdimisht disa qarqe këmbëngulnin ta shuanin veprimtarinë e Degëve të LDK-së jasht vendit, në Evropën Perëndimore e në SHBA, kur energjia e kapitali i tyre do të ndihmonte shumë më shumë vendin dhe vet subjektin që i takojnë. Si arësyetim në fillim patën, kinse nuk na duheshin gjë, ndërkaq, në fakt, donin ta bënin këtë gjë, sepse partitë e tyre patën struktura të papërfillshme organizative në Perëndim. Të gjithë ata që i patën para luftës, shkuan në Kosovë, morën pushtetin apo rrëmbyen pasurinë kombëtare, kështu që më nuk u kthyen mbrapsht.

Dega e LDK-së në Zvicër që nga themelimi ka pasur deri më tani shtatë kryetarë dhe ata janë: z.Shaip Latifi, 1990-94; z.Hajdar Sadria, 1994-99, z.Gani Syla, 1998-99; z.Hysen Gervalla, 2000-06; z.Haki Latifi, 2007-17; z.Arif Baftiu, 2017-19, z.Ahmet Kosumi; 2019- .

Nderim dhe mirënjohje për kryetarët e Degës, të Nëndegëve, veprimtarët, anëtarësinë e LDK-së, sepse kanë qenë baza e themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër.

Urime 30 vjetori, për anëtarësinë dhe për të gjithë veprimtarët e Degës së LDK-së në Zvicër!
Qoftë e bekuar Lidhja jonë, e cila bëri shtetin!

Haki Latifi

(Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së 2007-2017)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat