Deputetët zviceranë i rinisin seancat në një sallë panairesh

Zvicra

Deputetët zviceranë i rinisin seancat në një sallë panairesh

Më: 4 maj 2020 Në ora: 14:21
Zvicra

Deputetët e Zvicrës, të cilët i ndërprenë seancat në mars për shkak të koronavirusit, u mblodhën të hënën në një seancë të veçantë për të diskutuar rreth mënyrave më të mira për luftimin e virusit. Seanca u mbajt në një sallë të madhe panairesh për ta respektuar distancën fizike mes deputetëve.

Kjo ishte vetëm seanca e katërt në historinë e këtij institucioni që mbahet jashtë ndërtesës së kuvendit. Tubimi i mbajt në një sallë panairesh në Bern.

Duke i hapur punimet e seancës, presidentja zvicerane, Simonetta Sommaruga, tha se vendi është duke kaluar nëpër një krizë të pashembullt dhe kërkoi nga deputetët që t’i kthehen punës.

“Qeveria ka nevojë për ju”, tha ajo në një sallë të madhe me 246 deputetë dhe ndihmësit e tyre, të cilët ishin ulur në ulëse dhe tavolina të vendosura në largësi prej dy metrave mes njëra-tjetrës.

Ajo gjithashtu tha se qeveria ka qenë e detyruar të ndërhyjë në të drejtat personale dhe ekonomike të qytetarëve gjatë krizës, por se këto vendime nuk janë marrë lehtë.

Deri më tani, Zvicra i ka regjistruar gati 30 mijë persona të infektuar me koronavirus dhe 1,450 viktima, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat