Zvicra ju flet shqip! Merci Suisse! Danke Schweiz!

Zvicra

Zvicra ju flet shqip! Merci Suisse! Danke Schweiz!

Nga: Nefail Maliqi Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:06
Nefail Maliqi

Sa herë që shkruaj për Zvicrën, përkundër lavdatave ka disa edhe që më kritikojnë pse unë si autor po e lavdëroi Zvicrën. Përgjigja jonë do të ishte kjo, pse Zvicra e meriton një gjë te tillë:

Po ku mos me lavdru, që po ta respekton gjuhën (edhe në administratën) po ta lejon flamurin, fenë. Plus kësaj po të shkollon, po të edukon, po të jep bukë, po të ushqen 500 mijë shqiptarë në Kosovë dhe Luginën e Preshevës.

Merre me mend, Shqiptaret sot kane me shume te drejta, respektohen në Zvicër se sa në Serbi?! Sikur të mos ishte kështu, sot Zvicra nuk do të ishte shembull në botë për tolerancë dhe demokraci!

Hajde tash, ku mos me lavdru? Bile pak jemi duke e lavdru se sa duhet.

Sot Zvicra po ti mban 300 mije shqiptare. Paramendo, sikur edhe ne nga Zvicra apo tere diaspora te ishim atje ne Kosove, çfarë kaosi do të bëhej ne Kosovën tonë ashtu-kështu në kaos, ne «merde» (Scheiße) siç është sot!

Dikush thote «po vala Zhvicla ka nevoje pel neve»?! Hamamin ka nevoje për ty, a s’paska valla italian, portugeze, polak, spanjoll.. e për bishtin tand paska mbet?!

A e dini një gjë se: Zvicra më shumë bën për neve, se sa ne për të. Bile bën tëper, përkundër disa te zezave që ja bëjnë shqiptaret këtij vendi, n’midis qytetit shqipja e shkel BMË 180 km/h në rrugë e paraparë vetëm 30?! E mos të flasim për disa gjera negative që përditë shkruajnë gazetat...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat