Zvicra konfirmon hapjen e kufijve me Gjermaninë dhe Austrinë më 15 qershor

Zvicra

Zvicra konfirmon hapjen e kufijve me Gjermaninë dhe Austrinë më 15 qershor

Më: 13 maj 2020 Në ora: 18:40
Zvicra

Kontrollet në kufirin Zvicër-Gjermani do të zbuten gradualisht nga kjo e shtunë (nata në mes 15 dhe 16 maji). Ende nuk dihet si do të veprohet me Francën

Lajmet që në paraditen e sotme ishin dhënë nga mediat gjermane për hapjen e kufijve të Gjermanisë me Zvicrën (dhe me shtete tjera që ajo kufizohet), kanë marrë tashmë përgjigjen edhe nga Ministria e Drejtësisë dhe Policisë, e Zvicrës (EJPD).

Kufiri i Zvicrës me Austrinë dhe Gjermaninë do të rihapet nga 15 qershori. Kjo u konfirmua nga EJPD për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Kushti është që zhvillimet sa i takon pandemisë të vazhdojnë të jenë pozitive, thuhet në këtë konfirmim.

Me këtë, siç është shprehur ministrja Keller-Sutter, do të bëhen të mundshme edhe pushimet verore të zviceranëve në dy vendet e përmendura.

Ende nuk është e qartë se çfarë do të bëhet me hapjen e kufijve të Zvicrës me Francën, transmeton albinfo.ch. Nuk dihet gjithashtu se kur mund të hapen kufijtë zviceranë drejt Italisë.

Siç ka shkruar më parë edhe albinfo.ch, kontrollet në kufirin Zvicër-Gjermani do të zbuten gradualisht nga kjo e shtunë (nata në mes 15 dhe 16 maji). Në kufijtë me Zvicrën, Francën dhe Austrinë, megjithatë, ato do të vazhdojnë deri më 15 qershor. Megjithatë, nga e shtuna në të gjithë kufijtë gjermanë duhet të kontrollohet vetëm në mënyrë rastësore dhe jo më sistematike.

Kontrollet në kufijtë me Zvicrën, Danimarkën, Luksemburgun, Francën dhe Austrinë ishin vendosur më 16 mars për të frenuar infeksionin në Gjermani.

Që atëherë, vetëm ata qytetarë që mund të jepnin një “arsye të forta”, të tillë si punëtorët ndërkufitarë, profesionistët mjekësorë ose ata qytetarë të BE-së që janë duke shkuar për në vendin e tyre të lindjes – lejoheshin të hynin në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat