Dhëndri shqiptar Francois Lefort zgjedhet President i Parlamentit të Republikës së Gjenevës

Zvicra

Dhëndri shqiptar Francois Lefort zgjedhet President i Parlamentit të Republikës së Gjenevës

Më: 14 maj 2020 Në ora: 20:25
Dhëndri shqiptar Francois Lefort zgjedhet President i Parlamentit të Republikës së Gjenevës

M. Francois Lefort, le Président du Grand Conseil de la République et Canton de Genève Nga sot Parlamentin e Republikes e Kantonit te Gjeneves e drejton Z.Francois Lefort nga Partia Ekologjike i cili u zgjodh me shumice votash. Presidenti i ri Z. Lefort ka nje cv te pasur politike dhe diplomatike si dhe shkencore, meqe eshte edhe profesor e militant ekologjik nga nje moshe te re si student dhe deputet që nga viti 2009. Pse "dhender shqiptar"? Sepse Z.Francois Lefort është bashkëshorti i artistes- pianistes sone te njohur Ermira Zyrakja-Lefort, nje ambasadore e muzikes klasike dhe shqipetare ne diaspore e cila ka avancuar edhe me artin dhe kulturen shqiptare në perendim, sidomos ne Zvicer.

Image

Vlen për tu theksuar se Z.Francois Lefort me njohje historike-kulturore e aktuale për shqiptarët, ka qenë dhe mbetet miku i shqiptarëve vite me radhë. Me integritet demokratik e vërtetësi është prononcuar me diskutime të drejta për kauza të rëndësishme për komunitetin shqiptar. “Dhëndri ynë” siç e konsiderojnë me shumë respekt e vlerësim, presidenti i posazgjedhur në tribunën e lartë parlamentare te Republikes së Kantonit të Gjeneves, përpos misionit të tij të rëndësishëm,ka gjithë afeksionin e shqiptarëve te komunitetit.

Image

« Shqiptaret jane shembull integrimi ne Zvicer.. » ka thene presidenti i ri i Parlamentit te Republikes e Kantonit te Gjeneves ne bisedë per gazetën Bota Sot Presidenti Z.Francois Lefort eshte dy here dhenderr, nje pse eshte burre i nje artisteje te njohur shqiptare dhe dy se e flet shqipen si bilbil! Pra edhe ne në shqip i urojmë nga zemra: Punë të mbarë dhe suksese Z. President!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat