Zvicra nga kjo datë synon të rivendosë lëvizjen e lirë brenda zonës Shengen

Zvicra

Zvicra nga kjo datë synon të rivendosë lëvizjen e lirë brenda zonës Shengen

Më: 27 maj 2020 Në ora: 17:04
Zvicra

Qeveria e Zvicrës dëshiron të rivendosë lëvizjen e lirë të njerëzve me shtetet tjera anëtare të zonës Shengen nga 6 korriku, është thënë të mërkurën, në një hap tjetër drejt zbutjes së masave kufizuese pasi kanë vazhduar të ulen rastet me koronavirus.

Zvicra ka ri-konfirmuar planet me fqinjët Francën, Gjermaninë e Austrinë për të hequr kufizimet e udhëtimit në mes të këtyre katër shteteve nga 15 qershori, varësisht nga situata epidemiologjike.

Por, ka njoftuar Italinë fqinje, një nga vendet që është goditur më së rëndi nga pandemia, se ndalimi i kontrolleve kufitare nga 3 qershori – një vendim i paralajmëruar nga Italia – është tepër herët. Është thënë se do të koordinojë hapat e mëtutjeshëm me Italinë dhe fqinjët tjerë në javët në vijim, shkruan Agjencia Reuters.

Numri i rasteve me koronavirus në Zvicër ka rënë. Të mërkurën janë regjistruar vetëm 15 raste të reja, duke dërguar shifrën totale në 30.776. Nga virusi në Zvicër kanë vdekur 1649 persona.

Qeveria e Zvicrës po ashtu ka njoftuar se do të lejojë ngjarjet publike dhe private me deri në 300 shikues nga 6 qershori.

Ndërkohë Qeveria do të vendosë më 24 qershor për ngjarjet me 1000 persona. Ngjarjet e mëdha me më tepër se 1000 persona nuk do të jenë të mundura deri në fund të gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat