Arrestohen tre punëtorë nga Kosova në Zvicër, po punonin “në të zezë”

Zvicra

Arrestohen tre punëtorë nga Kosova në Zvicër, po punonin “në të zezë”

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Gjatë një inspektimi në qytetin e Lucernit, policia ka arrestuar tre punëtorë kosovarë të ndërtimit, pa leje pune. Atyre u është shqiptuar vendimi për dëbim nga Zvicra

Policia e Lucernit ka bërë një kontroll në një kantier ndërtimi në qytetin Lucern të shtunën pasdite. Tre persona, të cilët po punonin në montimin e një skele, nuk ishin në gjendje të dëshmonin se kanë leje pune në Zvicër.

Këtë njoftim e ka dhënë zyra e prokurorit publik të Lucernit, të hënën, shkruan luzernerzeitung.ch.

Sipas njoftimit, njëri prej tyre madje kishte një vendim ndalimi të hyrjes në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ky vendim i ishte shqiptuar po ashtu për faktin se ai më parë kishte punuar ilegalisht në Zvicër.

Personat e kapur janë 27, 28 dhe 32 vjeçarë dhe vijnë nga Kosova. Ata janë arrestuar në vendin e ngjarjes. Atyre u janë marrë 2480 franga gjobë në emër të depozitës.

Zyra për Migracion e Lucernit ka nxjerrë vendim për dëbimin e të tre personave dhe për ndalimin e hyrjes së tyre të sërishme në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat