BISHZ ngushëllon familjen e Llukman Halilit

Zvicra

BISHZ ngushëllon familjen e Llukman Halilit

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 13:06
Llukman Halili

Bashkimi i intelektualëve shqiptarë në Zvicër ngushëllon familjen e nderuar Halili nga tërnoci i madh në Kosovën lindore dhe gjithë të afërmit farefis e miqësi, shokë, dashamirë e bashkëpunëtor kudo që gjinden në kurbet e atdhe dhe redaksinë e gazetës kombëtare bota sot, për vdekjen e  Llukman Halilit.


Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër-BISHZ, ndanë dhimbjen bashkë me Ju e nderuara familje, me shpresë, se për aq sa është e mundur në këto raste ta përballojmë dhimbjen bashkë, për LLUKMANIN, si prind, gazetar dhe intelektual i shquar. 

Me Ju përherë qëndroft pranë qëndresa e arsyeshme, paqi nderimet dhe kujtimet më të mira për LLUKMANIN, që tani më prehet në amshim, dheu i atdheut i qoft i lehtë e i shërbeft si mbuloj e roje e përhershme...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat