Policia zvicerane po e kërkon pronarin e arit me vlerë prej 168,000 eurosh që u gjet në tren

Zvicra

Policia zvicerane po e kërkon pronarin e arit me vlerë prej 168,000 eurosh që u gjet në tren

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 11:17
Foto Ilustrim

Autoritetet në Lucern të Zvicrës kanë thënë se një pako me ar në vlerë të 182 mijë frangave është gjetur në një tren që erdhi nga qyteti St. Gallen në tetor dhe përpjekjet për ta gjetur pronarin kanë dështuar.

Ari i gjetur ishte konfiskuar nga prokurorët. Autoritetet lokale kanë thënë se personi që dëshmon se është pronar i arit i ka pesë vjet kohë që të lajmërohet për ta marrë atë që e ka harruar apo i ka humbur.

Në një rast të ngjashëm para tre vjetëve, autoritetet në Gjenevë gjeti bankënota të 500 eurove, të cilat ndodheshin në tualetet e tri restoranteve dhe një banke. Vlera e tyre ishte dhjetëra mijëra euro.

Hetuesit zviceranë kishin thënë se këto të holla duket se i përkisnin disa grave të paidentifikuara spanjolle dhe ishin ruajtur në kuti të depozitave.

Këto incidente janë të çuditshme edhe për një shtet të pasur me standard të lartë të jetesës, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat