Ky është shqiptari nga Kosova që vrau nusen, ja çfarë thonë familjarët për rastin - Bota Sot
Ky është shqiptari nga Kosova që vrau nusen, ja çfarë thonë familjarët për rastin

Zvicra

Ky është shqiptari nga Kosova që vrau nusen, ja çfarë thonë familjarët për rastin

Nga: H.O. Më: 22 qershor 2020 Në ora: 07:38
Bamir T.

Një mosmarrëveshje në Pratteln ishte fatale. Nëna 24 vjeqare Adelina T. humbi jetën, nga dora e vjehrrit.

Një krim i dhunshëm ka ndodhur të shtunën në një ndërtesë në Muttenzstrasse në Pratteln BL. Nëna AdelinaT. 24 vjeqare ka humbur jetën. Policia më pas ka arrestuar një burrë të moshës 56 vjeqare në apartament, shkruan Blick.ch

Sipas hulumtimit të Blick tregon se personi i arestuar është Bamir T., i vjehrri i viktimës. Nusja dhe djali i tij, Enes T. 27 vjeqar kanë jetuar me nipin 4 vjeqar deri një vit më parë, bashkë me Bamir T. dhe gruan e tij.  Pastaj familja u zhvendos në shtëpinë e tyre. Sidoqoftë vetëm pesë minuta larg për të ruajtuar lidhjet e ngushta familjare.

"Gjyshja shpesh kujdeset për djalin", thotë një fqinj. "Familja u mbajt e bashkuar".

Pse kosovari qëlloj të shtunën dhe vrau nënën e nipit të tij është ende e paqartë. Një përfaqësues i familjes thotë për Blick: Ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e tij e sulmoj. Sepse edhe ai ishte i plagosur në dorë.

Policia e Bazel tha për Blick se viktima është vrarë me thikë.

Sfondi i mosmarrëveshjes mund të ketë qenë divorci i planifikuar ndermjet Enes dhe Adelina. Burri kishte kontaktuar fshehurazi me një avokat divorci, sic mëson Blick nga anëtarët e familjes.

Gjyshja e shpëtoj nga banesa nipin e saj

Kur Adelina mësoj për planet, ajo thuhet se ka shkuar tek vjehrrit me djalin e saj 4 vjeqar. Ajo mund t'i ketë fajësuar për problemet e saj martesore.

Kishte një mosmarrëveshje me prindërit e burrit, të cilat përfundimisht u përshkallëzuan. Sipas përfaqësuesit të familjes, gjyshja e kapi djalin dhe iku nga banesa kur filloj konflikti. Djali nuk duhej të vëzhgonte përshkallëzimin.

Gruaja e Bamir T dhe tre djemtë e saj tani kanë frikë nga hakmarrja e gjakut, thotë një përfaqësues i familjes. "Tani është në një vend të sigurt".

I mirë dhe i dobishëm

Lagja është shokuar. Aty T. njihet si një njeri i sjellshëm dhe i dobishëm. Një fqinjë tregon se Bamir T e ndihmoj atë në kopshtarinë e tij në ballkon."Ai ishte kreu i familjes, ai punoj për të gjithë dhe mbajti familjen e bashkuar. Njeriu i vetëm efikas në këtë familje, ka thënë fqinji. "Unë shpresoj se ishte vetëm vetëmbrojtje".

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat