Dalin detaje të reja për Adelinën, të cilën e vrau vjehrri

Zvicra

Dalin detaje të reja për Adelinën, të cilën e vrau vjehrri

Nga: N. H Më: 23 qershor 2020 Në ora: 16:43
Bamir T.

Një mosmarrëveshje në Pratteln ishte fatale. Nëna 24 vjeçare Adelina T. humbi jetën, nga dora e vjehrrit.

Një krim i dhunshëm ka ndodhur të shtunën në një ndërtesë në Muttenzstrasse në Pratteln BL. Nëna AdelinaT. 24 vjeçare ka humbur jetën. Policia më pas ka arrestuar një burrë të moshës 56 vjeçare në apartament

Por, lidhur më këtë rast, gazeta “Bota sot”, mëson se Adelina T. ishte nga fshati Verboc i komunës së Drenasit.

Image
Muttenzstrasse në Pratteln BL.

Adelina T. për vite kishte jetuar në këtë fshat, gjersa fëmijëria e saj siç mëson gazeta ishte e rëndë, pasi që ajo gjithë fëmijërinë e saj e kishte jetuar me njerkën e saj.

Kurse, mësohet gjithashtu se varrimi i saj do të bëhet në fshatin e saj të lindjes.

“Bota sot” ka raportuar për ditë të tëra, se Policia zvicerane kishte arrestuar menjhere një burrë të moshës 56 vjeçare në apartament, që dyshohet së është vjehrri i saj.

Personi i arrestuar është Bamir T., i vjehrri i viktimës.

Nusja Adelina nga Verboci, dhe djali i tij, Enes T. 27 vjeçar kanë jetuar me nipin 4 vjeçar deri një vit më parë, bashkë me Bamir T. dhe gruan e tij. Pastaj familja u zhvendos në shtëpinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat