Prizrenasja bëhet kryetare e Kuvendit të Luzernit, Osmani: Mezi pres ta takoj

Zvicra

Prizrenasja bëhet kryetare e Kuvendit të Luzernit, Osmani: Mezi pres ta takoj

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 20:57
Ylfete Fanaj

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka uruar Ylfete Fanajn, shqiptaren që u bë kryetare e Kuvendit të Luzernit në Zvicër.

Ajo tha se të rinjtë e Kosovës po e dëshmojnë se janë të barabartë me ata europianë. Osmani tha se mezi pret që ta takojë.

“Sot, shqiptarja nga Kosova, Ylfete Fanaj, mori zyrtarisht detyrën e kryetares së Kuvendit të Kantonit të Luzernit, në Zvicër. Kjo dëshmon se qytetarët tanë, të cilët jetojnë në vendet perëndimore, tashmë jo vetëm janë integruar plotësisht, por po ndikojnë në krijimin e një identiteti të ri të mërgatës sonë”.

“Me pjesëmarrjen e tyre në jetën politike e institucionale atje, Ylfetja dhe shumë të rinj të tjerë, përveç se po i shpalosin vlerat e tyre, po e prezantojnë gjithnjë e më fuqishëm edhe fytyrën e re e shpirtin kreativ të mërgatës sonë. Ata po dëshmojnë se janë të barabartë me të rinjtë europianë jo vetëm në kulturë e në arte, në sport e në shkencë, por edhe në jetën politike e institucionale”.

“Si kryetare e Kuvendit i uroj Ylfetes shumë suksese dhe mezi po pres ta takoj si kryetare e Kuvendit të Kantonit të Luzernit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat