5 qytetarë nga Kosova dyshohen se morën qindra-mijëra euro duke mashtruar për pasojat nga COVID-19

Zvicra

5 qytetarë nga Kosova dyshohen se morën qindra-mijëra euro duke mashtruar për pasojat nga COVID-19

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:27
Foto Ilustrim

Policia kantonale e Cyrihut, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin publik të qarkut Limmattal / Albis, ka realizuar një hetim mbi mashtrimin për kreditë Covid kundër pesë personave, shkruan polizeinews.ch.

Këta dyshohet se kanë marrë kredi të njohura si “COVID”, të cilat arrijnë shumën prej disa qindra mijë frangash. Kreditë i kanë marrë nga banka të ndryshme me informacion të rremë.


Mashtruesit e dyshuar janë arrestuar në kuadër të një aksioni të koordinuar me trupat përkatëse të policisë në kantonet: Aargau, Zug dhe Cyrih. Gjatë kontrollimit të banesave të të dyshuarve janë sekuestruar dokumente, bartës të dhënash (cd) dhe mjete pasurore. Hetimet e mëtejshme janë duke vazhduar.

Të arrestuarit janë katër burra dhe një grua të moshave nga 21 deri 52-vjeçare, nga Kosova dhe Zvicra.

Dy persona janë lënë të lirë, pasi janë marrë në pyetje nga policia ose gjyqtarët hetues; tre të tjerët vazhdojnë të jenë në paraburgim.

Derisa të merret një gjykim i formës së prerë, të gjithë të përfshirët konsiderohen të pafajshëm.

Siç është shkruar në vazhdimësi, që nga shpërthimi i pandemisë, Zvicra, me qëllim të mbështetjes së bizneseve të prekura nga kjo krizë, ka dhënë kredi, të quajtura “Covid”. Në media është raportuar në vazhdimësi se ka shumë veta që kanë shfrytëzuar rastin për të përfituar pa bazë nën pretkestin e dëmit të pësuar nga masat e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat