Aksion humanitar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, Dega Zvicër

Zvicra

Aksion humanitar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, Dega Zvicër

Nga: Sutki Hulaj Më: 8 korrik 2020 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, Dega Zvicër, në kuadër të shtrirjes së aktivitetit të saj humanitar, u bën thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve tanë të ofrojnë ndihmën e tyre për t’ju gjendur familjeve në nevojë. Sipas të dhënave që kemi, gjendja në Luginën e Preshevës, në këtë kohë pandemie, është alarmante.

Qindra kryefamiljarë kanë mbetur pa të ardhura personale, ndërkohë shumë familje shqiptare janë në mëshirë të fatit, të braktisura nga pushteti serb. Është kjo zonë e cila do të jetë në qendër të vëmendjes sonë, tani në prag të festës së Bajramit, ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë dëshirën, vullnetin dhe mundësinë të ofrojnë qoftë dhe diçka të vogël.

Nismës sonë i bashkohen degët të LEASH në Greqi, Norvegji, Itali, Angli, si dhe miqtë tanë në Austri e Amerikë.

Përzgjedhja e familjeve në nevojë do të bëhet me ndihmën e dekanit të Medresesë në Preshevë, Hoxhë Ismail Halimi.

Uroj të na jepet mundësia të ndihmojmë sa më shumë familje dhe kjo do të arrihet duke kontribuar të gjithë së bashku.

Kam besim të plotë në zemërgjerësinë e ndjeshmërin e secilit prej jush.

Me respekt Elias Mustafa (kryetar i LEASH, dega Zvicër)

Donacionet dërgohen në numrin e llogarisë bankare Lobi Shqiptar IBAN: N049 1506 37 56072

Ose drejtperdrejtë përmes kryetarit të degës Z. Elasa Mustafa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat