Dita e pavarësisë kombëtare e shtetit mik Zvicerian

Zvicra

Dita e pavarësisë kombëtare e shtetit mik Zvicerian

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 1 gusht 2020 Në ora: 08:55
Ilustrim

Sot qytetarët e Zvicrës festojnë ditën e pavarësisë, e cila shënon lindjen e Konfederatës së Zvicrës. Në të cilën 729 vjet më parë tre kantone në zemrën e Alpeve ranë dakord për një pakt solidariteti.

Dita Kombëtare Zvicerane e 1 Gushtit përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane. Në vitin 1291, tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.

Themelimi i Zvicrës në 1291 u bazua mbi një betim midis tre kantoneve. Një pakt u bë midis tyre për të bashkuar përpjekjet, për të ndarë burimet, dhe për të mbrojtur njëri-tjetrin. Ky pakt – „besëlidhje“, ishte i ngjashëm me atë që vendosi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Shqipërinë e shekullit të 15-të. Ai shtroi themelin për ndërtimin e një kombi, dhe ai gjithashtu ka të bëjë me drejtësinë, bashkëpunimin dhe ndershmërinë.

Zvicra nuk është vetëm transportuese e mirë e çokolatave, orëve dhe djathit, por edhe e demokracisë dhe tolerancës, që vendet tjera ja kanë zili ose të cilave ju mungon ky “artikull” të cilat duhet të ndjekin shfrytëzojnë nga shteti Helvetik në favor të paqes dhe stabilitetit në vendet e tyre dhe botë mes komuniteteve nacionale e fetare si dhe kulturave të ndryshme.

Zvicra është njëri ndër shtetet që u ka ndihmuar më së shumti shqiptarëve. Në Zvicër jetojnë një numër i madh i shqiptarëve, thuhet se 10% e popullsisë së Kosovës jetojnë në këtë shtet mik. Mund të jenë rreth 250 000 sish, e herë pas here jepen edhe shifra më të larta. Si do që të jetë, shumë prej tyre e kanë edhe shtetësinë e Zvicrës.

Ky shtetet Helvetik njihet si njëri ndër shtetet më mike të popullit shqiptar.

Ditëlindjen e Zvicrës e urojnë nga zemra edhe shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në tokën Helvetike.

Urime të gjithë qytetarëve zviceran 1 Gushti- dita kombëtare e pavarësisë!

Urojmë që këtë shtet dhe popullin e tij ta bekojë Perëndia dhe t’i dhurojë çdo të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat