Telegram Ngushëllimi nga LDK, Dega në Zvicër

Zvicra

Telegram Ngushëllimi nga LDK, Dega në Zvicër

Nga: Ahmet Kosumi Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 11:24
Nazmi Peci

E nderuara Familja Peci

Sot me marrjen e lajmit të hidhur, e të papritur të ndarjes fizike nga kjo jet e Familjarit tuaj të ngushtë bashkëveprimtarit, aktivistit tonë të përhershëm të LDK-së në Zvicër, z.Nazmi Pecit.

Dega e LDK-së në Zvicër, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta Familjes së tij të ngushtë dhe Farefisit të gjerë, për humbjen e familjarit, Prindit, Intelektualit dhe veprimtarit të denjë të çështjes kombtare !

E nderuara Familje Peci,

Në këto çaste pikëllimi, bashkëndiejmë me ju për humbjen e më të dashurit  tuaj, bashkëveprimtarit tonë të nderuar z.Nazmi Pecit i cili na iku papritmas për të cilin kishte nevojë gjithëherë  familja, rrethi, bashkëveprimtarët dhe vendi i tij Kosova.

Andaj si Familje ju ftojmë të ndiheni Krenar për Veprimtarin e Nazmiut me të  cilēn i dha dritë të shkëlqyer përsonalitetit të tijë, qytetar e familjar në drejtim të pastërt të veprimtarisë atdhetare!

Nazmiu na iku heret në amshim!

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Dardanisë Antike të cilën e dashti aq shumë!

Ngushëllme dhe nderimet më të sinqerta, Familjes Peci,

LDK-së Dega në Zvicër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat