Një zviceran para bustit të Skenderbeut në Gjenevë uron shqiptarët në gjuhën shqipe

Zvicra

Një zviceran para bustit të Skenderbeut në Gjenevë uron shqiptarët në gjuhën shqipe

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:53
Zvicerani para bustit të Skenderbeut në Gjenevë

Tri fjalë në shqip me dy shifra, por me domethënie të mëdha i lexojmë në fb e një zvicerani ku shkruan në gjuhën shqipe: Urime të gjithëve për 28 Nëntorin!

Përkundër panedimisë, duke respektuar masat, sot ditën e Flamurit po e feston edhe komuniteti shqiptar në të gjitha kantionet e Zvicrës, numri i të cilëve sillet rreth 300 mijë nga viset e ish-Jugosllavisë, ku shumica janë nga Kosova, të tjerët nga Maqedonia, Shqiperia, Lugina e Presheves dhe nga Mali i Zi. Me rastin e ditës Nacionale të Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit-28 Nëntorit.

Sikur rrugëve të qyteteve në kantonet tona, ashtu edhe në vetura si dhe në shumë shtëpi dhe ballkone në Zvicer sot janë parë flamuj shqiptarë duke valvitur paralel me atë zviceran. Një urim në adresë të presidentit shqiptar në Tiranë ka shkuar edhe nga qeveria Zvicerane dhe nga OKB-ja, njofton nga Berna gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”.

Ky urim bëhet nga “vendi i ngjarjes” nga personaliteti që solli lirinë dhe flamurin, pikërisht nga heroi ynë kombëtar Skënderbeu, busti i të cilit gjendet buzë liqenit të metropolit ndërkombëtar në Gjenevë, që është mirëpritur nga komuniteti shqiptarë në Zvicër dhe më gjerë.

Është ky urimi i mikut të shqiptarëve, Ueli Leunberger, i cili bëri më shumë se një ministër apo president i Kosovës për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës!, ka shkruar gazeta zvicerane në gjuhen shqipe “Le Canton27.ch”.

Për këtë urim ka pasur falënderime të shumta nga komuniteti shqiptarë në Gjenevë dhe Zvicër, drejtuar nga z.Leuenberger qoftë nëpërmjet komenteve apo telefonit, i cili jo vetëm për Ditën e flamurit, por dhe për pavarësinë e Kosovës dhe festat tjera kombëtare kurrë nuk i harron shqiptarët!

Në një koment falënderues nga gazetari ynë ndërkombëtar në Gjenevë, Nefail Maliqi, drejtuar z.Luenberger ndër tjera lexojmë: Falemnderit miku im, urime juve zotëri Leuenberger. Ju urova edhe juve sepse e meritoni. Nëse nuk jeni gjak shqiptari, sigurisht jeni pjesë e avancimit të proceseve demokratike dhe perspektivës së mirë të shqiptarëve, në Ballkan, sidomos i atyre në Kosovë si dhe integrimit të tyre në Zvicër.

Ueli Leuenberger është një mik i dëshmuar i komunitetit shqiptar dhe themelues i Universitetit Popullor Shqiptar. Ka qenë edhe kryetar i Partisë së Gjelbër të Zvicrës.

Në intervistën e fundit z.Leunberger shqiptarët në Zvcër i ka quajtur ambasasdor të Kosovës dhe kishte shprehur indinjatë ndaj qeverisë së Kosovës që nuk po merret shumë me diasporen, sidomos me komunitetin shqiptarë në Zvicër, të cilët injorohen, nuk përfaqësohen në institucionet e vendit të tyre, të cilët e ndanë edhe bukën e gojës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat