Afro 100 mijë shqiptarë me banim në Zvicër, s’mund të udhëtojnë në vendlindje. Ja pse…

Zvicra

Afro 100 mijë shqiptarë me banim në Zvicër, s’mund të udhëtojnë në vendlindje. Ja pse…

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 11:34
Ilustrim

Zvicra në prag të festave të fundivitit ka vendosur rregullat e hyrjes sipas situatës aktuale epidemiologjike, me ç’rast ka zgjeruar edhe listën e “vendeve në rrezik” nga koronavirusi. Në Zvicër, aktualisht jetojnë rreth 300,000 shqiptarë, prej të cilëve më shumë se 200,000, vijnë nga Kosova, 60,000 nga Maqedonia e Veriut dhe rreth 40,000 shqiptarë nga Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Pas italianëve, ata përfaqësojnë komunitetin e dytë më të madh të të huajve në Zvicër.

Zvicra sot ka më shumë se 8.5 milion banorë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave (OFS), në Neuchatel, nga 2 milion e 176 mijë shtetas të huaj që funksionojnë në Zvicër, shumica – rreth 1 milion e 434 mijë – që nga vendet e BE dhe EFTA.

Zvicra, e ka fut Serbinë në “listën e zezë”, çka do të thotë se ata që do të hyjnë në territorin zviceran do të bëjnë karantinë 2 javore.

Viktimë e kësaj “liste të zezë” janë edhe afro 100 mijë shqiptarë nga Kosova me pasaporta serbe, të cilët nuk do mund të shkojnë në vendlindje për fesat e fundvitit?!

Zvicra ka zgjeruar listën e saj të “vendeve në rrezik” duke futur disa vende të Ballkanit, por jo edhe Kosovën dhe Shqipërinë, banorët e të cilëve mund të hyjnë në Zvicër pa pasur nevojë të karantinohen.

Ky lajm, nga disa media shqiptare, sidomos në Kosovë u pranua me gëzim dhe me eufori se mërgimtarët sivjet do ta presin Vitin e Ri në vendlindje.

Po a thua të gjithë mërgimtarët me banim në Zvicër do të jenë në Kosovë për këto festa? Sigurisht se jo, sepse në Zvicër ende janë edhe mijëra shqiptarë nga Kosova që posedojnë pasaporta serbe.

Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”, duke cituar burimet prej Zyrës Federale të Statistikave (OFS) në Neuchatel, ka mësuar se shqiptarë nga Kosova në Zvicër renditen në vendin e pestë si qytetarë të huaj, me 113 380 banorë.

Maqedonia e Veriut është në vendin e tetë, derisa Serbia në të nëntin edhe atë, për shkak të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës (mbi 20 mijë në Zvicër).

Kurse, qytetarët e Shqipërisë, janë vetëm 1985 persona, duke e renditur në vendin e 70 për të huaj në këtë vend.

Heqja e Shqipëria nga ”lista e zezë” e Covid 19, i ka dhënë një “dritë në fund të tunelit” atyre që duan t’i kalojnë festat e fundvitit jashtë vendit.

Të gjitha vendet e BE, duke nisur nga Greqia e Italia, nuk lejojnë që qytetarët nga Shqipëria të hyjnë në vendet e tyre pa i vendosur 2 javë në karantinë.

Zvicra, ndryshe edhe nga Italia, ka lënë të hapur pistat e skive dhe resorët dimërore, çka u jep atyre qytetarëve të udhëtojnë lirshëm, edhe si pasojë e prezencës në listën e vendeve Shengen.

Një rast i mirë edhe për të kthyer sadopak mbështetjen që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë gjithë këto vite, e rasti më i freskët është tërmeti i vitit të kaluar, ku financoi një numër të madh shkollash publike që u rrëzuan.

Do të ishte një gjest i mirë që të shijojnë çokollatat e famshme, apo djathin, në resorët dimërore të Alpeve, sesa ta zëmë të vijojnë “zakonin” e dimërimit në Kolashin të Malit të Zi apo dikund në Serbi.

Ndërkaq, vonesa e qeverisë së Kosovës për të dhënë pasaporta për mërgimtaret që jetojnë në Zvicër, ka shkaktuar mjaft problem për këta qytetarë.

Aktualisht në Zvicër mbi 100 mijë qytetarët Republikës së Kosovës, edhe pas 12 vitesh pavarësi posedojnë pasaporta serbe.

Dhe për këtë, fajin e kanë autoritete e Kosovës, që edhe 10 vjet më pas nuk ka arritur tu japin qytetarëve të saj dokumentet e domosdoshme.

Sipas zyrës federale për statistikë, në Zvicër sot ekzistojnë 75,000 shtetas të Kosovës, në mënyrë të pavarur se autoritetet dhe mediat zvicerane, sa herë flasin për shqiptarët e Kosovës, thonë se ky komicieritët e tjerë janë shqiptarë, ku pjesa dërmuese e tyre është nga Kosova.

Pasaporta serbe më e “dashur” nga shqiptaret në Zvicër se sa nga serbët !?

Pasaporta serbe, më e “dashur” nga shqiptarët në Zvicër se sa nga serbët !? Realisht, shqiptaret duhet të jenë të parët në listë për nga prania e tyre në Zvicër, për shkak numrit te tyre rreth 300 mijë banorë.

Por mos furnizimi i qytetarëve të Kosovës me pasaporta të shtetit të tyre, kjo ka bërë që ata të njihen si qytetarë të Serbisë.

Autoritetet zvicerane (SEM dhe OFS) shqiptarët nga Kosova i përcaktojnë dhe i numërojnë si “qytetarë serbë”, duke i renditur shtetet e huaja në bazë të pasaportave që paraqesin; pra duke numëruar vetëm 114,248 banorë si shtetas të Kosovës, ndërkohë që numri real i tyre është 300,000.

Shtrohet pyetja, se ku janë këta shqiptarë të tjerë (mbi 200 mijë). Ende një pjesë e madhe e shqiptarëve nga Kosova në Zvicër, edhe pas 12 vitesh pavarësie posedojnë pasaporta serbe.

Sipas burimeve tona mësohet se sot vetëm në Zvicër jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë me pasaporta serbe.

Kjo gjendje, nuk është vetëm në Zvicër, por edhe shtetet e tjera të hapësirës Shengen, ku pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë të BE.

Shqiptarët që jetojnë atje gjithashtu në pjesën më të madhe të tyre kanë dokumente serbe, edhe për arsye të mundësisë për të lëvizur lirisht në Bashkimin Europian.

Nëse shkon para konsullatave apo ambasadat serbe në Bernë, Berlin, Paris, Vjenë apo Romë, shikon radhë të madhe shqiptarësh nga Kosova, në pritje për t’u pajisur me pasaportën e Serbisë.

Fakti që Kosova ka është një shtet i pavarur që nga 17 Shkurt 2008 shpjegon kryesisht rritjen e numrit të qytetarëve të saj në këtë statistikë. Shumica e shtetasvë të Kosovës që jetojnë në Zvicër (ish-shtetas serbë) ndërkohë janë regjistruar atje si shtetas shtetasve të Kosovës. Në të njëjtën kohë, numri i shtetasve serbë ka rënë në të njëjtën masë.

Sipas SEM dhe zyrës Federale të Statistikave pas pavarësisë se Kosovës, vërehet një rritje e fortë e numrit të shtetasve nga Kosova (+ 17864) ndërsa numri i shtetasve serbë është duke u zvogëluar (-19910).

Nga kjo del se ne fillim të viteve 2008-2010 ishte një vrull dhe interesim i madh i shtetasve të Kosovës në Zvicër, për të pasur pasaportën e shtetit të tyre.

Por ky vrull, duket ju ndal viteve të fundit, pas zhgënjimit të qytetarëve me udhëheqësit e tyre, për disa çështje e në radhë të parë për liberalizimin e vizave.

Por edhe për çështje të tjera si ngecja e integrimeve, korrupsioni, papunësia, eksodi etj, që e shndërruan vendin në një mjedis pa perspektivë.

Sipas statistikave zyrtare, në fund të marsit të këtij viti rreth 2 milionë e 125 mijë e 410 persona të huaj jetonin në Zvicër.

Kombësitë më të përfaqësuara korrespondojnë me vendet e mëposhtme: Italia (15.3%), Gjermania (14.6%), Portugalia (12%), Franca (6.7%), Kosova (5 , 4%) dhe Spanja (4%).

Pra, Komunitetet më të mëdha vijnë nga pas italianeve (323,683) janë gjermanët (295,000), portugezët (262, 926), francezët (139,646) dhe shtetas të Kosovës (113,800).

Në fakt, sikur Qeveria e Kosovës ta bënte punën si duhet, përmes ambasadave dhe konsullatave (Bernë Zuirich dhe Gjenevë) të tyre në Zvicër, sot në vendin e parë si komunitet do të ishin shqiptarët për nga numri e jo italianët.

Dhe jo vetëm kaq, pasi Zvicra vuri në “listën e zeze” Serbinë” për shkak të COVID-19, sot në Zvicër bashkë me serbet janë bllokuar mbi 100 mijë shtetas të Kosovës që mbajnë pasaportat e shtetit të Serbisë, të cilët pushimet e këtij fundi vitit, nuk do të mund t’i kalojnë në vendlindje, tek të dashurit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat