COVID-19: Zvicra jep një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës, për ata qe shkojnë në vendlindje për festa

Zvicra

COVID-19: Zvicra jep një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës, për ata qe shkojnë në vendlindje për festa

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 06:04
Ilustrim

Nga sot kane hyre ne fuqi masat e reja të ndërmara javen e kaluar nga autoritetet zvicerane në Bernë. Siç kemi raportuar, Zvicra ka zgjeruar edhe listën e “vendeve në rrezik” nga koronavirusi. Ne kete liste Zvicra ka vene disa vende nga ballkani perfshire edhe Serbine, Maqedonine dhe Malin e Zi, por jo edhe Kosovën dhe Shqiperinë. Njëkohesisht edhe ata kosovare qe posedojne ende pasaporta te Serbisë. Mund të udhëtojne nga Zvicra përmes Serbisë (transit) për ne Kosovë!

Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” ne kontakt me disa mërgimtarë nga Kosova te cilet posedojne pasaporta serbe kishin shprehur shqetesime dhe dilema se a do te mund të shkojne apo jo sivjet pushime në Kosovë, per shkak masave te reja te autoriteteve zvicerane, te cilat Serbinë kanë vënë në listën e zezë të “vendeve ne rrezik” për shkak COVID-19.

Gazeteta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” lidhur me kete për dy dite rresht ka takua dhe biseduar me autoritet zvicerane ne Bernë, sipas të cilëve Zvicra ju mundëson mëgimtaret kosovarë edhe me pasaporta serbe të shkojne ne Kosovë për pushime edhe pse Serbia është në listën e zezë të “vendeve në rrezik”!

“Duhet të vendosen në karantinë, njerëzit që kthehen nga një rajon ose shtet në listë. Pra, merret parasysh destinacioni dhe jo pasaporta e personit që çon në karantinë. (“Doivent se placer en quarantaine, les personnes au retour d’une région ou d’un Etat inscrits sur la liste. C’est bien la destination et non le passeport des personnes qui conduit à une mise en quarantaine. “) ka dekalruar sot Yann Hulmann, zëdhënës nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP) ne Bernë për gazeten zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”

“Lista azhurnohet rregullisht, zakonisht çdo 14 ditë. Shkalla e incidencës së virusit mund të ndryshojë shumë shpejt në një zonë, kështu që azhurnimi i listës çdo ditë nuk është i mundur. Nuk duhet të ketë një listë të azhurnuar deri në fillim të vitit të ardhshëm” ka shtuar z.Hulmann.

Zyrtari nga Berna ne vazhdim shpjegon se “Sipas masave dhe ligjeve zvicerane ata qe kalojne, nen 24 ore qendrimi tranzite përmes nje “vendi ne rrezik”, ne kete rast nëpër Serbi, kosovarët nu do t’i nenshtrohen karantinimit”

“Janë të përjashtuar nga karantina e përmendur në art. 2 persona: të cilët kanë qëndruar në një shtet apo zonë me një rrezik të lartë infeksioni për më pak se 24 orë si pasagjer tranzit (“Sont exemptées de la quarantaine visée à l’art. 2 les personnes: qui ont séjourné dans un État ou une zone présentant un risque élevé d’infection pendant moins de 24 heures en tant que passager en transit”).

Në Zvicër, aktualisht jetojnë rreth 300,000 shqiptarë, prej të cilëve më shumë se 200,000, vijnë nga Kosova, 60,000 nga Maqedonia e Veriut dhe rreth 40,000 shqiptarë nga Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Pas italianëve, ata përfaqësojnë komunitetin e dytë më tëmadh të të huajve në Zvicër.

Sipas gazetes zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” në Zvicër sot jetojnë afro 100 mijë shqiptarë me pasaporta serbe edhe pas 12 vitesh pamvarësie?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat