Shoqata humanitare “Medvegja” në Zvicër me dashuri të madhe ndaj vendlindjes

Zvicra

Shoqata humanitare “Medvegja” në Zvicër me dashuri të madhe ndaj vendlindjes

Nga: Rrahman Hyseni Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:16
Shoqata humanitare “Medvegja” në Zvicër me dashuri të madhe ndaj vendlindjes

Sot, Kryesia e shoqatës humanitare “Medvegja” e nisi mbledhjen e saj me një minutë heshtje kushtuar anëtarit të saj të vyer, atdhetarit, humanistit dhe veprimtarit të madh, i cili ndërroi jetë para një muaj, Liman Selmanit.

Me këtë rast, kryetari Zejnullah Namani ka thënë se për 30 vjet asnjëherë nuk kanë kursyer mundin e as djersën për t’u dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët, kontribuesit dhe donatorët e shoqatës.

Po ashtu edhe komisionin e shoqatës në Medvegjë, Hamdi Halimin,Liman Selmanin (postmortum) dhe Haki Kadriu.

Shoqata humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës, e kryesuar nga kryetari i saj Zejnullah Namani,kryetar dhe Sabit Abazi, më 9 janar kanë ndarë pako ushqimore për 13 familje në Medvegjë në vlerë prej 100 euro. Më poshtë po shënojmë ndihmat për njerëzit nevojtarë:

Prill. Ndihmë një vajze për hapjen e bisnesit 300 euro;

Prill. Ndihmë një familjeje, 300 euro;

Nëntor. Ndihmë kompanisë "Selo Tours" për mbajtjen e vijës Prishtinë-Medvegjë,1.000 euro.

Gjatë pushimeve verore në Medvegjë, kryetari Zejnullah Namani dhe arkëtari Sabit Abazi ka vizituar dy familje, të cilat kishin nevojë urgjente për shtëpi. Pas kësaj vizite, kryesia kanë vendosur për ndërtimin e shtëpive dhe këtyre familjeve në Medvegjë dhe Banjë të Sijarinës do t’u dorëzohen çelësat tani për festat e fundvitit, dy shtëpi në vlerë 55.040 euro. Po ashtu do të ndahen ndihma në vlerë prej 100 euro për 13 familje.

Vitin që po e lëmë pas ShH “Medvegja”, e përmbylli me aktivitete dhe humanizëm sikur çdo vit tjetër ndaj vendlindjes.

Shoqata humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës dhe në Durrës, ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjieno-sanitare për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Shpërndarjen e 32 pakove në 32 familje e ka bërë kryetari i kësaj shoqate, Zejnullah Namani dhe Sabit Abazi .

Shoqata humanitare “Medvegja” ka theksuar se humaniteti dhe solidariteti është një vlerë që trashëgohet brez pas brezi, nga diaspora medvegjase. Sipas kësaj shoqate dhe krytarit të saj Zejnullah Namani, për 30 vite janë ndarë miliona euro për qëllime humanitare.

Image
Shoqata humanitare “Medvegja” në Zvicër me dashuri të madhe ndaj vendlindjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat