Mërgimtarët e Kosovës “bllokojnë” aeroportin e Baselit

Zvicra

Mërgimtarët e Kosovës “bllokojnë” aeroportin e Baselit

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:23
Mërgimtarët e Kosovës

Mërgimtarë të shumtë nuk kanë mundur t’i kalojnë pushimet verore këtë vit në vendlindje, për shkak të kufizimeve në shtetet ku jetojnë, pas përhapjes së madhe të Covid19.

E për festat e fundvitit mërgimtarët e Kosovës duket se e kanë vendosur t’i kalojnë pranë të dashurve të tyre.

Gjatë ditës së sotme aeroporti në Basel të Zvicrës është parë tejet i mbushur me udhëtarë që ia kanë mësyrë vendit.

Në disa fotografi shihet tollovia që është shkaktuar nga numri i madh i të interesuarve për të ardhur në Kosovë.

Ndryshe, vetëm gjatë ditës së sotme përmes Aeroportit të Prishtinës kanë arritur në Kosovë mbi 9 mijë bashkatdhetarë, ndërsa janë realizuar mbi 35 fluturime komerciale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat