Enver Idrizi në Zvicër bën homazhe tek kryeheroi ynë kombëtar

Zvicra

Enver Idrizi në Zvicër bën homazhe tek kryeheroi ynë kombëtar

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 15:59
Pamje nga homazhet

Gjenevë, 20 dhjetor – I ftuar nga diaspora shqiptare dhe mediat zvicerane, kampioni botëror i karatesë Enver Idrizi ka qëndruar në Zvicër me rastin e 552-vjetorit të vdekjës së Skënderbeut, i cili ka përkujtuar heroinë tonë kombëtar duke vënë lule pranë bustit të tij në Gjenevë, njofton gazeta zvicërane në shqip “Le Canton27.ch”

“Çmimi i “Skënderbeut” ishte medalja më e madhe në karrierën time që kam marr në Zvicër dhe vizita e sotme sot këtu para bustit të Skëndërbeut ne Gjenevë”, ka thënë sot në Gjenevë para dhjetëra mërgimtarëve dhe mediave zvicërane, duke përkujtuar dhe shfletuar sukseset e tij si kampion botëror i karatese, Enver Idrizi i cili para 24 vitësh më parë ai në një mbrëmje gala në Zurich ju ishte ndarë Çmimi meritor “Skënderbeu” nga redaksia e gazetës kombëtare “Bota sot” nga zvicerani Dr. Christian Shmidt.

Për Enver Idrizin duket se tashmë sukseset nuk janë diçka interesante apo që ngjallin ndonjë entuziazëm tek ai, pasi që ndër vite shumë shkolla e sheshe kanë marrur emrin e tij. Shumë qytete e kanë shpallur si qytetar nderi, sikur Mitrovica e fundit. Liderë, Presidentë e Kryeministra e kanë nderuar me dekorata e me medalje si nder i kombit, pra, të gjitha këto që për dikë janë vetëm ëndërr, Enveri i ka arritur dhe i ka bërë zhgandërr duke i realizuar në moshën më të mirë.

Image

Enver Idrizi nga Gjeneva del me një propozim kombëtar: Kur në këtë qytet ndërkombëtar kemi një “Skënderbe”, pse të mos kemi edhe në tokat shqiptare një “Skënderbe” në Medvegjë dhe Nish?

“Heroi ynë Kombëtar, Skënderbeu ka “shkelur” kudo ku ka shqiptarë, nëpër botë, siç kishte edhe këtu në Gjenevë mbi 20 mijë dhe në Zvicer mbi 300 mijë, për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve virtytet e shqiptarëve dhe lavdinë e tij. Ky bust i Skënderbeut në Gjenevë, në një metropol evropian dhe qendër ndërkombëtare, bazuar nga lufta e heroit tonë kombëtar i cili çliroi edhe popuj tjerë në ballkan deri në Venedik, Skënderbeu ynë tashmë nuk është vetëm një hero kombëtar, por edhe ndërkombëtar,” ka thënë sot në Gjenevë para mërgimitarëve dhe gazetarëve zviceran, legjenda e gjallë e karatesë, Enver Idrizi.

Image

Sipas Enver Idrizit, figura e Skënderbeut si një simbol i rezistencës dhe lirisë kombëtare, duhet të shërbejë si model i unifikimit për liderët tanë, sidomos ata në Tiranë dhe Prishtinë, por edhe në Kosovë, në kohë të përqarjëve dhe mosmarrëveshjëve. Ky shekull në të gjitha trojet shqiptare pa përjashtuar këtu edhe mërgatën tonë, në të pesë kontinentet e botës njihet si “Shekull mbarëkombëtar i Skënderbeut”

Kampionit i karatesë Enver Idrizi për gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” për fund ka thënë propozuar që “Një “Skënderbe” dua ta shoh edhe në Medvegjë dhe Nish. Kur në Gjenevë kemi një “Skënderbe”, pse të mos kemi edhe në tokat shqiptare një Skënderbe?! Çdo iniciator, unë do ta ndihmoj dhe financoj për ngritjen e bustit të heroit tonë kombëtar “Skënderbeut” në këto dy qytete shqiptare.”

Image

Do përkujtur se busti i Skënderbeut ndodhet edhe në Gjenevë, i përuruar më 1 nëntor 1997, realizuar nga Odhise Paskali, është i vendosur në pragun e madhë që quhet Ëilliam Poppard, buzë liqenit Leman (Lac Léman) me shikim nga liqeni, kjo vepër arti skalit madhështinë e historisë tonë kombëtare.

Skënderbeu ose Skënderbej (Skënder Bey) lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468. Është kryetrimi dhe Heroi gjithe kombëtar i shqiptarëve, figura më e ndritshme në historinë e shqiptarëve në ballkan dhe perëndim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat