Shqiptari u kap në aeroportin e Zyrihut me kokën e gjyshes në çantë, dalin detaje të tjera të krimit horror

Zvicra

Shqiptari u kap në aeroportin e Zyrihut me kokën e gjyshes në çantë, dalin detaje të tjera të krimit horror

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:17
Fatmir T.

Fatmir T. , 21 vjeçari, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, nuk pritet që të dënohet me burg, pavarësisht krimit të tmerrshëm që kishte bërë. Ai ishte nisur të udhëtonte jashtë vendit, por nuk ia arriti.

Policia në një kontroll rutine në Aeroportin e Zyrihut i kishte gjetur në çantën e tij kokën e një gruaje, e cila i përkiste gjyshes së tij, Miradije T., 74 vjeçe. 

Shqiptari ishte munduar ta mbulonte krimin e tij, duke e mbështjellë kokën e viktimës me një peshqir të mëndafshtë, të cilën e kishte vendosur në një qese, pastaj e kishte futur në çantën e tij të shpinës.

Sipas raportit, autori i veprës ka vepruar në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Fatmir T, . pritet që të dal para Gjykatës së rrethit Frauenfeld për vrasjen që e ka bërë. Raporti mjekësor ka dalë përfundimin se 21-vjeçari ka probleme shëndetësore. Për këtë, nuk pritet që ai të dënohet me burg.

Në aktakuzën e tij të ngritur nga Gjykata jepen detaje të tmerrshme se si ka ndodhur vrasja. Fatmir T., ka pritur që të mbetet vetëm me gjyshen e tij në banesën e tyre familjare, ku më pas ka kryer vrasjen.

Vrasja ka ndodhur kur gjyshja e tij Miradije T., po kryente ritualet fetare. Ai ishte afruar nga mbrapa viktimës duke gjunjëzuar në tokë, e kishte mbytur.

Pastaj kur e kishte vërtetuar se nuk po merrte frymë më, akishte marr një thikë të tipi Victorinox, dhe i kishte prerë kokën viktimës. Gjatë kësaj kohe, 74-vjeçarja ishte në një vizitë në Zvicër si turiste.

A ishte planifikuar vrasja?

Nipi nuk lë dyshim për veprimin e tij. Ai ishte larë dhe ishte parfumosur, pastaj kishte shkruar një letër në gjuhën italiane, ku rrëfente krimin dhe e kishte lënë në kuzhinë. I riu ishte larguar nga banesa me kokën e Miradijes në çantën e tij të shpinësë.

Ai kishte udhëtuar për në aeroport përmes stacionit të trenit të Frauenfeld.

Dy vite pas ngjarjes, vihen dyshimet se a do të ishte parandaluar vrasja.

Edhe para këtij krimi, 21 vjeçari kishte pasur probleme me sjelljen e tij. Ai kishte sulmuar vëllain e tij më të vogël. Kurse njëherë kishte shkuar në punë me armë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat