Shqiptarët e Zvicrës në mes integrimit dhe diskriminimit

Zvicra

Shqiptarët e Zvicrës në mes integrimit dhe diskriminimit

Nga: Migjen Kajtazi Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Migjen Kajtazi

Numëri i madhë i publikimeve në mediat dhe portajet shqiptare për të arriturat individuale të shqiptarëve në Zvicër në fushat e ndryshme të jetës në Zvicër dhe anën tjetër paraqitja e rezultateve të hulumtimeve në përceptimin e discriminimit në Zvicër janë fakte të cilat do ishin tema të vazhdushme të studimeve dhe hulumtimeve!

Integrimi i të huajëve pra edhe shqiptarëve që jetojnë në ketë shtetë më shumë se 5o vite bazohet në aspektin objektiv të përcaktuar nga ligji zvicran i integrimit të të huajëve që nënkupton një angazhim të ndërsjellët në mes shoqëris autoktone dhe komuniteteve të vendosura në Zvicër. Rolë kyq në ketë ligjë është integrimi sociogjuhësor. Pra, tani nuk mjafton vetëm çasja në punë si element i integrimit. Ligji i ri i integrimit ka forcuar mësimin e gjuhës si faktor kyç i integrimit. Tani niveli i dëshmis të mësimit të gjuhës kërkon një nivel të dëshmis të aftësive të mësimit të gjuhës edhe në të shkruar. Pavarësia ekonomike shihet si element kryesor për përtritjen e lejëve të qëndrimit. Po përveq kriterit objektiv është i rëndesishëm po ashtu edhe kriteri subjektiv që në rastin tonë te komuniteti shqiptar është e rëndesishme të dijmë për perceptimin që ka « Shqiptari » sa i përketë situatës së tijë dhe projektit të tijë jetësor. Kur flasim për projekte jetësore, jemi dëshmitar të ndryshimeve të mëdhaja te komuniteti shqiptar që jeton në Zvicër. Projetët për kthim në vendëlindje kanë qenë të shprehura në gjeneratën e parë kurse tani kur flasim për gjeneratën e dytë dhe të tretë këto projekte nuk përmenden dhe nuk janë tema të diskutimeve. Rritja e numërit të kërkesave për marrjen e shtetësis zvicrane nga ana e komunitetit shqiptar në Zvicër është shumë e dukëshme ashtu siq është e dukëshme prania e pjëstarëve të komunitetit shqiptar në fusha tani të dalluara si në aspektin sportivë sidomos të pranishëm në ekipin nacional zvicran të futbollit, në aspektin ekonomikë me fuqin krijuese të ndërmarrjeve dhe zyrave private apo të pranishëm në sektorin gastronomik me posedimin e përvojës dhe të diturisë.

Të gjitha këto të arritura në aspektin individual sikur nuk po kanë forcë të ndryshimit të përceptimit sa i përket diskriminimit.

Vitin e kaluar më 30 tetor 2019 në Bernë gjatë organizmit të një tryeze të rrumbullakët mbi diversitetin dhe luftën kundër diskriminimit u theksua që ka mbi 20 vite që studimet e ndryshme tregojnë ekzistencën e diskriminimit të të huajëve në tregun e punës dhe studimi i fundit dëshmon ketë faktë duke treguar që personat e natyralizuar (personat që kanë marr shtetësi zvicrane) duhët të dërgojnë kandidatura në tregun e punës së paku 30% më shumë sesa Zvicranët autoktonë. E fatëkeqesishtë në ketë studim shqiptarët me shtetësi zvicrane figurojnë si viktima të qarta të diskriminimit në lëmin e gjetjes së punës. Shqiptarët e natyralizuar janë objektë i diskriminimit më shumë se personat me origjin gjermane, franceze apo turke.

E ky fenomen i diskriminimit ku shqiptarët janë shumë të pranishëm si objekt discriminues është edhe në fushën e banimit , ku pjesëtarët e komuniteti shqiptar me pasaportë zvicrane e kanë shumë vështir të gjejë një vendëbanim. Pra, sipas studimit eksperimintal të realizuar në bashkëpunim të Universiteteve të Lozanës, të Gjenevës, të Neuchatelit duke dërguar mbi 11'000 kandidatura fiktive në përgjigjje të lajmërimeve të vendeve të lira të banimit. Kandidatët për banim që kanë mbiemër kosovar apo turkë marrin më së pakti përgjigjje për të vizituar banesat.

Mundemi të kemi hipoteza të ndryshme për rezultatet e këtyre studimeve që tregojnë që komuniteti shqiptar në Zvicër është i diskriminuar në disa fusha po mundemi të supozojmë që paragjykimet dhe steriotipet kanë pregaditur « terrenin » që ende komuniteti shqiptar nuk po arrin në aspektin kolektivë të gjejë vendin e vetë.

Vitet 90 në Zvicër kanë qenë vite të përciellur shumë nga mediat për trafikun e drogës, trafik ku kanë qenë të përfshir nga disa pjësetar të komunitetit shqiptar. Prania e disa pjëstarëve të komunitetit shqiptar në burgje zvicrane ende përcillet me interpretim jo shkencor por sipërfaqësor. Radikalizimi i disa të rinjëve dhe jehona mediatike për ketë temë të ndieshme ndikonë në imazhin e dhën për gjithë komunitetin shqiptar.

Thuhet që kombet fituese janë ato që menaxhojn mirë të huajtë të pranishëm në vendin e tyre,e në ketë optikë Zvicra ka dekada që është shkëputur nga konceptet e asimilimit të të huajëve dhe qasjet e tilla ku dëshmohet publikishtë për diskriminimin e të huajëve tregon faktin që Zvicra mirret seriozishtë me ketë problematik. Në Programin e Konfederatës Zvicrane për integrimin e të huajëve lufta kundër diskriminimit tani figuron qartë. I mbetët pjesëtarëve të komunitetit shqiptar të komunikojnë dhe të informohen për të drejtat dhe detyrat e tyre karshi organeve. Forcimi i organizimit të komunitetit shqiptar në aspektin kolektivë ndikon drejtëpërdrejt në forcimin e rolit të sajë. Kyqja e organeve shtetërore të Kosovës e të Shqipëris në ketë forcim është më së e domosdoshme. Fuqizimi i strukturave ekzistuese si shoqatave, institucioneve, platëformave shqiptare në Zvicër është qasje për integrim të sukseshëm dhe lidhje me shtetët shqiptare. Guximi shtetëror duhet të shprehët edhe me vlersim kolektivë të shoqatave dhe strukturave me mbështetje të projekteve egzistuese dhe të reja. Vlerësim kolektivë për komunitetin shqiptar në Zvicër do ishte realizim të ndonjë projekti lidhësh dhe vlerësues në Kosovë e Shqipëri si për shembullë ngritja e Muzeve të Diasporës. Një prani më e madhe e më organizuar e strukturave shtetërore të Kosovës e Shqipëris në fuqizimin e shkollës shqipe në Zvicer është më se e domosdoshme për të mos të kemi ndërprerje të komunikimit jo vetëm në mes gjeneratave!

Faktori ekonomik ka qenë, është, e do jetë urë lidhëse në mes Zvicrës dhe vendeve shqiptare. Kur flasim për guxim, shtetet shqiptare pranin e vetë edhe më të madhe ndoshta do mundin të realizonin me projekte në Zvicër si për shembullë krijimin e Bankës të Diasporës me kapital shtetëror dhe me aksione të pjesëtarëve të biznisit dhe me klienta të komunitetit dhe anëtarëve të familijes në Kosovë e Shqipëri. I gjithë angazhimi individual, kolektivë dhe shtetëror do ndikojë në vazdimin e integrimit të sukseshëm të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe njëherit në parandalim kundër diskriminimit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat