Gëzim i madh për dy familje

Zvicra

Gëzim i madh për dy familje

Nga: Rrahman Hyseni Më: 1 janar 2021 Në ora: 10:38
Shtepia e ndertuar

Sot, me një ceremoni të veçantë, është bërë pranim-dorëzimi i dy shtëpive të ndërtuara për dy Familje Shqiptare në Banjë të Siarinës dhe Medvegjë, të cilat u ndërtuan falë kontributit të ,SHHMZ, dhe në veçanti donatorëve.

Pranim-dorëzimin e dy shtëpive, për Familjen e Agim Pajaziti në Banjë të Siarinës dhe për Familjen e Agim Osmani në Medvegjë, të cilat në emër të Shoqatës Medvegja Zvicër, i dorëzoi Kryetari Zenullah Namani.

Me këtë rast, kryetari Zenullah Namani ka thënë se për 30 vjet asnjëherë nuk kanë kursyer mundin e as djersën për t’u dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët, kontribuesit dhe donatorët e shoqatës.

Po ashtu edhe komisionin e shoqatës në Medvegjë, Hamdi Halimi, Liman Selmani(postmortum) dhe Haki Kadriu.

Më poshtë po shënojmë ndihmat për njerëzit nevojtarë:

Zenullah Namani, kryetar dhe Sabit Abazi, më 9 janar kanë ndarë pako ushqimore për 13 familje në Medvegjë në vlerë prej 1.300 euro.

Durrës, ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjeno-sanitare për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Shpërndarjen e 32 pakove në 32 familje e ka bërë kryetari i kësaj shoqate, Zejnullah Namani dhe arkëtari Sabit Abazi.

Prill. Ndihmë një vajze për hapjen e bisnesit 300 euro;

Prill. Ndihmë një familjeje, 300 euro;

Nëntor. Ndihmë kompanisë "Selo Tours" për mbajtjen e vijës Prishtinë-Medvegjë,1.000 euro.

Për festat e fundvitit, dy shtëpi në vlerë 55.040 euro. Po ashtu edhe ndihma për 15 familje.

Vitin 2020, që po e lëmë pas ShH “Medvegja”, e përmbylli me aktivitete dhe humanizëm sikur çdo vit tjetër ndaj vendlindjes.

Zenullah Namani lindi më 16.02.1959 në Kapit. Është i martuar me Hana Aliu Namani dhe kanë 3 fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë. Katërvjeçaren e kreu në Kapit, klasat 5-6 në Tupallë, ndërsa shkollën e mesme ekonomike në Prishtinë. Shërbimin ushtarak e mbaroi në Banjallukë, shtator 1978-nëntor 1979. Pasi konkurroi tri herë për punë në komunën e Medvegjës dhe një herë në Prishtinë pa sukses, u detyrua të emigrojë në Zvicër në gusht të vitit 1980. Në fillim punonte në sektorin e bujqësisë, kurse në vitin 1998 kaloi në një firmë transporti, ku punon edhe sot si vozitës.

Veprimtaria: Në vitn 1999 u themelua Lidhja Demokratike në Zvicër, u anëtarësua dhe në vitin 1990 u zgjodh anëtar i Kryesisë për kantonin Valais dhe kryetar i aktivit në Martigny me rrethinë. Në qershor të vitit 1990 u themelua Shoqata e Pavarur Humanitare “Medvegja” dhe së bashku me Sahit Hysenin e udhëhoqën ShPHM deri në maj të vitit 1991. U organizuan zgjedhjet e para e aty u zgjodh arkëtar i ShPHM dhe këtë post e ka mbajtur gjatë 5 mandateve të Kryesisë në periudha të ndryshme, kurse kryetar i ShPHM ka qenë 3 mandate.

Ishte anëtar i Kryesisë së fondit të tre përqindëshit të Republikës së Kosovës për kantonin Valais nga viti 1994-1998; anëtar i Kryesisë së Këshillit țë Prindërve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe nga viti 1993-2003. Janë disa dëshmi të cilat i ka dhënë për çështjen e shqiptarëve ku shuma e tyre e kalon tridhjetë mijë franga pa e llogaritur kohën dhe pjesëmarrjen, pothuaj se në të gjitha demonstratat që u organizuan në Bern, Bruksel, Berlin dhe në Hagë.

Image
Shtepia e ndertuar
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat