Sfidonte policinë italiane dhe i kërcënonte me video në ‘Tik-Tok’ me kanun, vihet në pranga biznesmeni shqiptar në Zvicër

Zvicra

Sfidonte policinë italiane dhe i kërcënonte me video në ‘Tik-Tok’ me kanun, vihet në pranga biznesmeni shqiptar në Zvicër

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:57
Mirko Rosa

Një shqiptar është vënë në pranga të policisë italiane pasi ishte shpallur në kërkim për 7 vepra penale.

46-vjeçari Mirko Rosa, i njohur si ‘Mirko floriri’, ishte arratisur në Zvicër, ku fshihej për t`i shpëtuar dënimit me 6 vjet burg, dhe madje kërcënonte policinë italiane përmes Tik Tok-ut, duke i përmendur kanunin shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se mbi biznesmenin shqiptar, rëndojnë një sërë akuzash, duke nisur nga mashtrimi, abuzimi në familje, dëmtimi personal, pastrimi i parave, simulimi i një krimi dhe fyerja ndaj një zyrtari publik.

Ishin pikërisht videot e postuara në Tik Tok ato që bënë të mundur gjurmimin e 46 vjeçarit. Mirko kishte mundur të arratisej janarin e vitit të kaluar vetëm pak përpara se ta dërgonin në burg.

Pas arratisjes Mirko nuk qëndroi në heshtje, por vazhdimisht publikonte video ku sfidonte policinë italiane dhe i kujtonte kanunin dhe gjakmarrjen.

‘Nuk më kapni kurrë’, shkruante në rrjetet sociale, ish-pronari i një rrjeti dyqanesh floriri në Varese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat