Fëmijët në festën e Pavarësisë

Zvicra

Fëmijët në festën e Pavarësisë

Nga: Nexhmije Mehmetaj Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:46
Veprimtari shkollore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shkolla shqipe e mësimit plotësues në kantonin Jura e organizuar përmes Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashër” në Zvicër, ka një traditë 28 vjeçare. Aktualisht mësojnë 79 nxënës, 69 janë nga Kosova 6 nga Shqipëria ( Kukësi dhe Tropoja), 1 nga Kosova Lindore, 3 shqiptaro - zviceran. Gëzimin dhe kënaqësinë që kanë këta nxënës e nxënëse, dëshirojmë që ta kenë edhe moshatarët e tyre në çdo cep të Zvicrës, duke mësuar krahas gjuhës frënge që mësojnë në shkollën vendase edhe gjuhën e ëmbël shqipe, që nëpërmjet saj të kenë mundësi të komunikojnë me prindërit në familje dhe të afërmit tjerë në atdhe, që me një nivel të duhur me potencialin e dygjuhësisë, t’i kenë rrugët e hapura për të ndërtuar të ardhmen këtu ku jetojnë apo edhe në atdhe.

Ashtu si edhe në kantonet të tjera ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe, si Gjenevë, Cyrih, Bernë, Basel, Vaud, Valis, Thurgau, Friburg, Neoshatel, etj. edhe në Jura organizimi i festave kombëtare është pjesë e shkollës shqipe.

Në programin e nxënëseve plot dije e argëtim bartet dashuria për gjuhën e të parëve dhe kulturën shqiptare.

Ketë vit shkollor në kushte të veçanta të pandemisë veprimtaritë tona nuk kemi mundur të paraqesim përpara komunitetit. Ato u përpoqëm të i realizojmë në klasë duke krijuar atmosferë festive.

Të premten, më 19 shkurt, në Delemont dy orët mësimore ia kushtuam 13- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ishte një ditë e veçantë dhe akoma më e gëzuar, festuam së bashku në ambientin shkollor festën e Pavarësisë, me këngë, recitime, lexime historike, konkursi i vizatimit etj.

Fillimisht nxënësit kënduan këngën “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”. Nxënësja Rinesa Keqmezi lexoi para nxënësve tekstin “Shqiptarët histori e një qëndrese” dhe e komentuam me të tjerët.

Theksi u vu në: Kontributi i dr Ibrahim Rugovës dhe i Ushtrisë çlirimtare dhe mbështetja që bëri NATO për çlirimin e Kosovës. Adem Jashari komandanti legjendar. Populli i Kosovës sakrifikoi shumë dhe kjo ditë e lumtur më në fund erdhi momenti historik më 17 Shkurt 2008 pavarësia e Kosovës. Kosova sot, përpjekjet për integrimin në Bashkimin Evropian etj.

Nxënësi Gentian Ramabaja lexoi poezinë “Zgjohu, Kosovë” të poetit Ali Podrimja. Nga punimet e nxënësve zgjodhëm ato më të mirat.

Ne u jemi mirënjohës vendeve tjera të fuqive të mëdha të botës që njohën vendin tonë të ri e të pavarur.

Nxënësit dukeshin të buzqeshur dhe të kënaqur. Madje ndjeheshin të veçantë. Atdhetarët e vegjël, nuk ndiheshin të lodhur edhe pse janë të ngarkuar edhe me mësimet në shkollën zvicerane.

Nuk mund të lë pa përmendur dhe festimet tjera që shkolla realizon me rastin e festave të rëndësishme. Janë momente që sjellin harmoninë shqiptare, të shuajnë mallin për atdheun....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat