Komuniteti shqiptar në Zvicër bëhet edhe me një shkollë shqipe

Zvicra

Komuniteti shqiptar në Zvicër bëhet edhe me një shkollë shqipe

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:22
Ilustrim

Shkolla shqipe në Zvicër sa po vjen e po zgjerohet po zgjerohet në Zvicër, bashkë me ta edhe numri i nxënësve shqiptarë. Kështu, në vazhdimësi të aktiviteteve të ndryshme me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare “Shkolla Shqipe në Zvicër” edhe pse me masa të kufizuara, për shkak të Pandemisë, ka hapur Shkollën shqipe në Domat/Ems, të Kantonit të Grabünden-it, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Janë 29 nxënësit e shkollës shqipe, të cilët filluan mësimin në datën 22 shkurt 2021 në këtë shkollë me tekstet e Qendrës së Botimeve për Diasporën, por që u siguruan nga Ambasada e R. së Shqipërisë në Bern. Mësimet do t`i zhvillojnë çdo të mërkure grupi i parë në ora 13:15 dhe grupi i dytë nga ora 15:00.

Lidhur me mësimin dhe zgjerimin e “shkollave shqipe” në Zvicër, ka folur ditëve te fundit edhe ambasadori shqiptar në Bern z.Ilir Gjoni, sipas të cilit ky proces mësimor është në rrugë të mbarë.

“Prej mbi 10 vitesh, ndjekin kurset e organizuara të shkollës shqipe 1500-1700 syresh në Zvicër. Falë bashkëpunimit të mirë mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, natyrisht edhe angazhimit të mësuesve dhe vullnetit të prindërve tanë “Shkolla Shqipe” sot në Zvicër mund të themi lirisht se ka dhënë një impuls të ri pjesëmarrjes së fëmijëve të diasporë shqiptare në kurset e gjuhës shqipe dhe ka mundur të hapë rreth 45 shkolla të reja me afërsisht 700 nxënës. Por megjithatë ka vend të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim”, ka thënë ambasadori shqiptar z.Gjoni për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat